E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet në Vlorë, dëme mbi 35 mln lekë

Kontrolli kishte për objekt zbatimin e procedurave ligjore në legalizimin e ndërtimeve informale.
   
Auditimi u krye për periudhën 2008-2011 dhe nga 841 dosje të pajisura me leje në këtë periudhë, u kontrolluan 76, ose më pak se 10 për qind e tyre. Nga këto, 70 ose mbi 90 për qind kanë dalë me probleme. Disa prej shkeljeve që kësaj agjencie, janë miratimi i lejeve të legalizimit:
- në monument kulture,.
- në studim urbanistik dhe në rrugë.
- mbi kolektor.
- në studim urbanistik, në zona të gjelbra dhe në rrugë.
- në studim urbanistik 6-8-10 kat (nga të cilat 4 raste edhe me pronar).
- është legalizuar ndërtim i vjetër.
- në rrugë kombëtare.

Për periudhën objekt auditimi, nga 120 dosje të përfunduar e të dërguara nga Drejtoria Rajonale në Drejtorinë Qendrore të  ALUIZNI-t, për t’u pajisur me Leje Legalizimi u audituan 48 prej tyre dhe u konstatua se:
- në 17 raste për 3,159.6 m2 e ka ndarë parcelën ndërtimore, e cila duhet shitur me vlerën e tregut, ndarje kjo në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje“ nenet 19 dhe  20, duke i shkaktuar si rrjedhojë një dëm Buxhetit të Shtetit për fondin e kompensimit në shumën 35, 316, 286 lekë.
-në 10 raste, në shumën 429,455 lekë në është paguar më pak Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë, çka përbën dëm ekonomik.
- në 1 rast, objekti nuk ndodhet në ortofoton dixhitale të datës 17.04.2007, por është vazhduar procedura e legalizimit duke vepruar në kundërshtim  me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.
 
Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar një sërë masash, si:
    - shpërblimin e dëmit të shkaktuar në 29 raste, në shumën 35,558,101  lekë.
- kërkesën për shfuqizim të lejeve të legalizimit të dhëna në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
- korrigjimin e kontratave për kalimin e pronësisë së truallit në kundërshtim me VKM përkatëse.
- plotësimin e dokumentacionit ligjor të konstatuar me mangësi nga auditimi dhe në vazhdimësi.

Për sa i përket masave disiplinore, KLSH mbështetur në “Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë” i ka rekomanduar ALUIZNI-t qarku Vlorë  fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore:  “Zgjidhje e kontratës së  punësimit” dhe “Vërejtje me paralajmërim për Zgjidhjen e kontratës së punës” për 4 persona, ndërkohë që për 12 të tjerë kjo masë konsiderohet e ezauruar, pse tashmë janë larguar nga puna.

Për shkelje, të meta e mangësi në zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje; në mënyrën dhe afatin e kualifikimit të dokumentacionit të dosjes së legalizimit të objektit informal; në shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale dhe në përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit  për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, shkelje këto të ish-Drejtorit dhe të ish-Përgjegjësit të Sektorit, janë evidentuar  elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dhe për këtë KLSH ka depozituar dy kallëzime penale në organin e Prokurorisë të rrethit Vlorë. /Start/

                                                                                             2012-06-26 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›