E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Mandati i Ina Ramës përfundon këtë vit

Deputeti i PD-së dhe ish-ministër i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha sot për mediat se Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, bazuar në ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008, e përfundon detyrën e saj ditën e fundit të vitit të pestë që e ka marrë këtë mandat, pra në nëntor të këtij viti.

Amendamenti kushtetues i vitit 2008 nuk përmban asnjë lloj dispozite tranzitore, sipas së cilës të mund të përcaktojë që ky afat të fillonte nga momenti kur u bënë ndryshimet Kushtetuese. Sot kemi një Kushtetutë, e cila përmban si rregull të saj që mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është pesë vjeçar. Nuk ka asnjë lloj konflikti kushtetues në këtë rast dhe nuk besoj se mund të kërkohet në këtë rast interpretim i Kushtetutës kur nuk ka një konflikt kushtetues", thotë Alibeaj. 

Sipas tij, çështja në këtë rast është qartësisht e pastër dhe e shkruar në mënyrë të tillë që mandati do të përfundojë në ditën e fundit të vitit të 5-të që Prokurorja e Përgjithshme e ka marrë këtë mandat. Më 22 nëntor 2007 Kuvendi i Shqipërisë miratoi shkarkimin e Theodhori Sollakut dhe emërimin në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ina Ramës. Me ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi në vitin 2008, mandati pa limit i Prokurorit të Përgjithshëm u  kufizua me 5 vjet. /Start/

                                                                                             2012-06-25 17:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›