E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet për marrëveshjen Kosovë-Serbi vazhdojnë nesër në Bruksel

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi i radhës mes kryeministrit të Serbisë, Daçiç dhe atij të Kosovës Thaçi në Bruksel. Takimi pritet të rifillojë ditën e nesërme. Këto takime zhvillohen në kuadër të dialogut teknik për zbatimin e marrëveshjes dhe përmirësimin emarrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në takim është biseduar për policinë dhe gjyqësinë. Pas takimit asnjëra nga palët nuk ka bërë deklarata për median.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është arritur më 19 prill. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›