Ndahet nga jeta Sabri Godo, në moshën 82-vjeçare
Tiranë- Sabri Godo ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 82 vjeçare. Mësohet se gjatë paradites së sotme ishte njoftuar për një gjendje të përmirësuar të tij, ku dhe kishte lënë spitalin, ku ishte shtruar prej 10 ditësh.
Godo ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist. Ai ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollën fillore e përfundoi në Delvinë, ndërsa të mesmen në Tiranë, duke u shkëputur nga studimet, pasi mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur dhe u kthye nga ish-Jugosllavia.
Më vonë Godo u detyrua të largohej nga Shqiperia sëbashku me nënën e tij pasi ndiqej politikisht nga sistemi i kohës. Shkrimtari ka pasur një veprimtari të dendur publicistike, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.
Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Deri para vdekjes ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.
82- vjeçari prej, 7 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.
Disa nga veprat e Godos janë: “Plaku i Butkës”, Roman historik (1966); “Ali Pashë Tepelena”, roman 1970; “Zëra nga burime të nxehta”, tregime (1972); ”Intendenti”, tregim (1973); ”Skënderbeu” (1975); ”Prova e zjarrit”, roman (1977); ”Kohët që shkojnë, kohët që vijnë”, reportazhe (1985); ”Ujërat e qeta”, roman, (1988); ”Koha e njeriut”, roman (1990). ”Udhëtari”, roman (2009)
Shkrime të tjera me interes: