E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë Leka Zogu I!

Tiranë- Pretendenti për fronin mbretëror Leka Zogu është përcjellë sot për në banesën e  fundit me homazhe dhe nderime në selinë e Kuvendit të Republikës.

Gjatë 2 orëve homazhe ka pasur mijra banorë që i kanë dhënë lamtumirën Leka Zogu të Parë, dhe bashkë me ta shumë figura të politikës shqiptare. Kanë qenë tëpranishëm në ceremoni Kryeministri Sali Berisha, Presidenti i Republikës Bamir Topi, Presidentia e Kosovës Atifete Jahjaga dhe disa nga diplomatët e BE së.   Gjithashtu nuk ka munguar ministri i arsimit Myqerem Tafaj, Ministria e Integrimit Mjlinda Bregu, Kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha, kreu i LSI së Ilir Meta dhe shumë personalitete të tjera të kinematografisë dhe muzikës. Po ashtu homazhe në nderim të Zogut , janë kryer dhe nga përfaqësuesit e 4 komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilët i kanë dhënë dhe nderimet e fundit fetare.

Në përfundim të homazheve foli dhe kryetari i bashkisë Lulëzim Basha i cili në fjalën e tij u shpreh se vështirësitë që ka kaluar familia mbretërore ishin të shumta, por tani Leka Zogu do të prehet në tokën arbërore.

Përgjatë një jete të tërë emigracioni të detyruar nga diktatura komuniste, atë e bir mbanin me vete një pjesë të Shqipërisë. Prandaj jemi mbledhur sot këtu, jo për të vajtuar ndonëse zemrat i kemi plot pezm, jo të ligështuar ndonëse ndarja e tij e parakohshme na ka helmuar thellë, por për të nderuar plot mirnjohje historike dhe krenari kombëtare veprën e Leka Zogut. U preftë i qetë në tokën arbërore. I paharruar qoftë kujtimi i tij tha Basha.

Pavarësisht figurave të shumta politike, nga kampi socialist ishin të pranishëm vetëm Deputeti Pandeli Majko dhe antari i PS së Erion Veliaj.

Përmes një deklarate për shtyp të Familjes Mbretërore mesohet se gjatë ditës së djeshmë shprehën ngushëllimet e tyre Presidenti i Republikes, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrat Bujar Nishani, Genc Pollo, Aldo Bumçi, Fatmir Mediu, Ridvan Bode, Eduart Halimi, zv/ministrja e punëve të jashtme zj. Edit Harxhi, etj.

Po ashtu ngushëlluan Familjen Mbretërore edhe kreu i Komunitetit Musliman, Selim Muça; Fatos Nano, Ilir Meta, Neritan Ceka, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë Tasim Mema; Drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj si dhe mjaft personalitete të tjera.

Gjithashtu, Familja Mbretërore ka marrë me mijëra telegrame ngushëllimi si nga Juan Carlos mbret i Spanjës, nga Familja Mbretërore Britanike, si dhe një telefonatë nga Familja Mbretërore Belge.

Në ceremoninë e sotmë morën pjesë Prici Paul i Rumanisë së bashku me Princeshën,  Baroni Rafael Henri Estramant, si dhe përfaqësues nga Unioni Monarkist Italian.

Më tej, kortezhi i përmotshëm u niset drejt varrezave të Sharrës, ku trupi i pajetë i Mbretit Leka I do të prehet pranë eshtrave të Mbretëreshës Geraldinë dhe Mbretëreshës Suzanë.

Pretendenti Leka Zogu I, ndërroi jetë më 30 nëntor në spitalin Nënë Tereza pas vuajtjëve me mushkëritë dhe zemrën.

leka zogu Leka Zogu Leka Zogu Leka Zogu Leka Zogu Leka Zogu Leka Zogu Leka Zogu Leka Zogu IMG_1349 1223

Shkrime të tjera me interes:

  1. Përmisohet gjendja e mbretit Leka Zogu I
  2. Leka Zogu I, Braçe kundër ceremonisë mortore në Kuvend
  3. Berisha shpall mbretërinë: Leka Zogu, Mbret i shqiptarëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›