Rama: Grup ekspertësh për ndryshimet kushtetuese

Ende nuk dihet nëse këto tentativa të opozitës do të pranohen nga mazhoranca, gjë që Berisha e ka theksuar se është kundër.
“Kemi nisur një proces konsultimesh me ekspertë, konstitucionalistë dhe opinionistë për të analizuar dhe adresuar këtë domosdoshmëri, duke shprehur edhe publikisht vullnetin tonë, që të reflektojmë mbi gabimet që mund të jenë bërë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, gabime që nuk duhet t'i kushtojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve, por duhen korrigjuar edhe në funksion të përmbushjes, së të gjitha atyre detyrimeve të shtruara qartë nga komuniteti ndërkombëtar për Shqipërinë”, ka thënë Rama për Top-channel.
I pyetur për propozimet e kreut të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, Rama tha se nuk mund të ndërhyhet në ligje sa këtu sa atje. “Nuk bëhet fjalë për arna dhe nuk bëjmë asnjë lloj dialogu për të arnuar një ligj këtu, e një ligj atje, por bëhet fjalë për një proces, i cili duhet të jetë serioz, i denjë për një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, i garantuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe me fokus ringritjen e shtetit të rënë të së drejtës”, tha kreu socialist. /Start/
2011-07-22 08:26