E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët nuk do ta bojkotojnë Bashën

Kryetari i PS-së për Tiranën, Besnik Baraj, nuk harroi të rikujtonte se Basha vjen në këtë karrige me anë të vjedhjes së votës.

“Nëpërmjet manipulimit të institucioneve të pavarura vjen dhe ulet në këtë karrige, Lulzim Basha. Kemi të bëjmë me një mosbesim të jashtëzakonshëm të krijuar në raport me opozitën sot. Kur vjen me vota të vjedhura së pari, ka një impakt të jashtëzakonshëm në të gjithë klimën që do të krijohet në raportet pozitë-opozitë në bashki. Megjithatë, opozita do të marrë pjesë ditën e hënë në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të luajtur rolin e vet, të një opozite shumë të fortë, konstruktive, e cila do të denoncojë gjithçka që bëhet dhe është bërë në dëm të qytetarit të Tiranës”, ka thënë Baraj.  /Start/

                                                                                             2011-07-22 09:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›