E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, digjet 5-vjeçarja

Policia lokale bëri të ditur se viktima është vajza me iniciale K.H, vetëm 5 vjeçe, e cila është djegur në kasollen ku mbanin barin për bagëtinë.

Sipas policisë, dy motra, njëra 5 dhe tjetra 6 vjeçe ishin duke luajtur mbrëmjen e kaluar në kasollen e barit në oborrin e shtëpisë, e cila ka marrë flakë. Policia tha se motra 6 vjeçare, duke luajtur me shkrepse i ka vënë zjarrin barit në kasolle, e cila është përfshirë menjëherë nga flakët. 6 vjeçarja ka mundur të dalë nga kasollja, kurse 5 vjeçarja K.H nuk ka arritur, duke humbur jetën. /Start/

                                                                                             2011-07-22 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›