E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatarzynska Presidenca polake mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE

 Procesi i zgjerimit, përmirëson stabilitetin në Bashkimin Evropian.

Një fakt të tillë e pohoi ambasadorja polake në Tiranë, Irena Tatarzynska, gjatë një konference të përbashkët shtypi me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Sekui.

Në datën 1 korrik, Polonia mori Presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, dhe që të dy ambasadorët prezantuan sot prioritetet e saj.

“Presidenca jonë mbështet vendet kandidate për në Bashkimin Evropian”, bëri me dije përfaqësuesja zyrtare e Polonisë në vendin tonë.

Duke shtuar më tej se Shqipërisë i janë dhënë 12 pika kyçe, dhe se cilësia e zgjerimit është shumë e rëndësishme në Bashkimin Evropian.

“Procesi i integrimit, kërkon angazhim. Dhe kushtet e anëtarësimit, janë të njëjta për të gjithë.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Edhe pse rruga drejt BE-së është e vështirë”, tha më tej Tatarzynska.

Pa harruar të theksojë edhe faktin se Presidenca polake e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›