E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhic, autoritetet serbe gati për ekstradimin

SERBI- Autoritetet serbe janë duke u përgatitur për ta dorëzuar të akuzuarin për krime lufte Goran Haxhic në Tribunalin e Hagës.

Avokati i tij mbrojtës ka thënë se nuk do të ankohet për ekstradimin. Haxhic mund të ekstradohet në Hagë shumë shpejt.

Goran Haxhic, i cili u arrestua në Serbi të mërkurën, u akuzua nga gjykata e Hagës në vitin 2004 me  akuzat për krime lufte që rrjedhin nga lufta e viteve 1990 në Kroaci.

Arrestimi i tij u përshëndet gjerësisht si një mbyllje simbolike e një kapitulli të tmerrshëm në historinë e Ballkanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›