E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Hajde të qajmë, se ata po e marrin statusin

26-09-2012 / Gazeta 55

Pasi u kthye nga Brukseli me kërcënimet se sjelljet antieuropiane s’do t’i tolerohen më, Edi Rama është strehuar tek Blloku komunist, në një vaki partiake, e cila parathotë edhe fatin e 2013-s. “Hajde të qajmë se ata po e marrin statusin” ishte mesazhi që ai u dha mbrëmë komunistëve në njësinë nr 5, si tregues i dështimit të politikës bllokuese, por edhe i kohëve të vështira që pritet të vijnë për nomenklaturën e brezit të dytë të Bllokut
 
Për të bërë politikë të madhe europiane sigurisht duhen politikanë që kanë dije dhe vizion për vendin dhe të ardhmen, që mendojnë përtej mandatit qeverisës ndërsa prekin gjenerata të rinjsh. Këto gjëra i mungojnë filozofisë politike të liderit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili  jo vetëm ka vështirësi të dukshme në artikulim të asaj çka mendon dhe vepron, por mendon për një gjeneratë bllokmenësh të rinj. Padyshim kjo mungesë artikulimi të ideve politike e detyrojnë të kthehet në origjinë, në ish-Bllok. Ditën e djeshme kreu i Partisë Socialiste ka dalë një herë në bahçen e kuqe të njësisë nr. 5 në Tiranë, (zona e ish-Bllokun famëkeq, ku gatuhej politika antishqiptare, antiperëndimore, antiimperialiste) për të parë reagimet e bazës së partisë.
Gjëja e parë që dëgjoi ishte “ata po e marrin statusin, po ne?”.
“Ne” ishin votuesit socialistë që refuzojnë të shkojnë drejt progresit sepse përparimi kërkon një dinamizëm dhe një ndërlikim të mendimeve, një aftësi e pazhvilluara në ish-Bllok, pasi pushtetarë e kësaj zone i binin gjithmonë shkurt, vrasja e internime.   
Megjithatë “baza” për liderin e opozitës socialiste është shëtitja në rrugicat ku kanë shkelur me parë Enver Hoxha e Nexhmije Hoxha dhe sot shkelin mentorët e rinj. 
Në rrjetin social ku cicëroi lajmin e daljes në bazë, ai posto dhe një foto, ku dukej Rama i ulur në një sofër me pinjollë sejmenësh të pushtetit dhe u fliste atyre për “heqjen e taksave” derisa u hodh dhe mendimi për replikim të logjikës së zhdukjes së tregtarëve ashtu siç ndodhi me regjimin e mëparshëm.
Afërmendsh “baza e partisë së Ramës” është njësia nr. 5 në Tiranë ku është dhe hambari më i madh votave soc-komuniste, ngase është kjo njësi që kujton me nostalgji banorët e mëparshëm të pushtetshëm. Simbolikisht ky takim në bazim e Bllokut duket si një nevojë Ramës  për të shprehur sadopak shpirtin e trazuar e për të hequr frikën pas ultimatumit në Bruksel se boll janë toleruar sjelljet e tij antieuropiane.      
Ndërkaq vizita e tij në Bruksel doli një abstenim i paparë, përpos ekspozitës me harta mesjetare të kuratorëve Lame-Shkreli (bashkëpunëtorë të ngushtë kur ishte Bashkinë e Tiranës). Ai gjatë takimit në zyrën e komisionarit për Zgjerim të BE Stefan Fyle foli, sipas Ramës foli domosdoshmërinë e marrjes së statusit të vendit kandidat. Por Rama, sipas deputetëve socialistë të Ramës, në komisione parlamentare është një gjë krejt tjetër, ku një herë bojkotojnë e herë tjetër refuzojnë të votojnë projektligje që do të ishin sinjale inkurajuese për Integrimin. Dyzimi i Ramës merr kuptim kur shikon në komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e integrimit, dy deputetë emblematikë të opozitë: Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafaj që sot deklarohen se janë për Europën, ndërsa dje ishin për lindjen komuniste. Në komisionin e Integrimit shefi i PS ka vendosur dy politikanë të gjuhës ekstremiste, Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën, që  reduktojnë politikën e opozitës  në një farsë të padenjë.
Kuptohet vetiu zvarritja për shumë kohë e çështjes së imunitetit, së fundmi zvarrisin deri në limitet ligjin për Gjykatën e Lartë (të Gjykatës administrative) apo reformën parlamentare, me ca kushte politike të orës së fundit. Ndonëse me votimin e kufizimit të Imunitetit fitoi takimin në Bruksel me Fylen për t’u rehabilituar si “pro-europian”, kjo s’ka për të ndodhur me dy çështjet e tjera. Deklarata e ambasadorit të BE-së Sekui pas takimit me Ramën që opozitë duhet të jetë konstruktive, duket se ka rënë në vesh të shurdhër. Rama nuk dëgjon njeri përveç zërave nga lart që i thonë të punojë për ardhjen në pushtet të gjeneratës së dytë të Bllokut.       
Lavdrim Lita
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›