E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellësi TAP, Shqipëria e para që miraton në parim marrëveshjen trilaterale

26-09-2012 / Gazeta 55

Berisha: TransAdriatik Pipeline, investimi më i madh rajonal i të gjitha kohërave


Shqipëria hedh e para hapin e miratimit në parim të marrëveshjes trepalëshe mes vendit tonë, Italisë dhe Greqisë për gazsjellësin transadriatik. Qeveria shqiptare i dha “ok” marrëveshjes, duke e cilësuar atë si një çështje që të tre vendet e trajtojnë si interes të madh kombëtar. Në fillim të fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha parashtroi jo vetëm vlerësimet gazsjellësin TAP, por dhe përfitimet që ka vendi ynë prej tij. “Gazjellësi ndryshon në mënyrën më thelbësore bashkëpunimin, por mbi të gjithë ndryshon jetësën e shqiptare. Ai përbvën një zhvillim historik në marrëdhëniet mes vendeve. Shqëipëria ka disa avantazhe të mëdha sepse nuk ëhstë vetëm një pikë e thejshtë transiti, por ajo dispononin depo natyrore të mëdha për depozitimin e gazit dhe ka të gjithë mundësitë për tu bërë qendër e fuqishme e shpërndarjes së gazit drejt Gadishullit Apenin dhe Ballkanit. Do të bëhet e mundur ndërtimi i një rrjeti gazifikimi për të gjitha zonat e veta, për të garantuar gaz për ngrohje dhe gatim me koston më të ulët se në çdo vend tjetër”, vuri në dukje Berisha. Njëkohësisht, Kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për realizimin në kohë të këtij projekti. “Kjo marrëveshje miratohet në parim dhe që përfshin një punë intensive disa vjeçare, mundëson që në pranverën e vitit të ardhshëm të bëhen hapat përfundimtar. Investimi përfshin 2 miliard euro dhe qeveria angazhohet për të zhdukur çdo pengesë burokratike për të qartësuar çdo problem pronësie që në vend gazjellësi të ndërtohet në një kohë rekord, që të inaugurohet në prag të mandatit tjetër të 2017”, u shpreh kreu i ekzekutivit. 


HEC-i në kaskadën e Devollit, punimet fillojnë në 2013-ën


Një tjetër projektvendim i cili sheh dritën jeshile është dhe fillimi i shpronësimeve për HEC-in në kaskadën e Devollit. “Fillon shpronësimi për veprën energjetike ujore më të madhe dhe më të madhin në Europë në kaskadën e Devollit. Dy gjigandë të energjisë së rinovueshem në Europë dhe botë, kompanitë norvegjeze dhe austriake, pas një pune të jashtëzakonshëm disa vjeçare pas studimesh mjedisore gjeologjike dhe të gjithëllojshme në të gjithë trajektoren e lumit Devoll. Do të jetë hidrocentrali i shekujve, sepse ato që nuk vdesin asnjëherë janë HEC me tunele. Zotohemi se do të përfundojë në një afat të shkurtër 5-6 vjeçar, por puna fillon intensivisht pikërisht në vitin 2013. Ju e shihni çfarë viti i madh dhe i mbarë është ai i vit. Dy projektet e shekullit fillojnë në vitin e zgjedhjeve të qershorit”, deklaroi Kryeministri. Njëkohësisht, gjatë kësja mbledhje shefi i qeverisë bëri më dije se do të përcaktohet dhe dhënia e statusit për zonën ekonomike në Elbasan, ku sipas tij edhe pse fonti kryesor do të jetë kaskada e Devollit, krijimi i zonës ekonomike është një nxitje e madhe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›