E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Harasani largohet nga grupi. Biznesi i vogël në gjendje dëshpëruese

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se sipërmarrësit e vegjël sot ndodhen në gjendje dëshpëruese. Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama i ka cilësuar si gënjeshtra deklaratat e qeverisë për uljen e taksave për biznesin e vogël.

Gjendja dëshpëruese e sipërmarrësve e vegjël nuk kurohet dot as me reklamat dhe as me propagandën pro qeveritare për ata që përfitojnë nga reklamat e qeverisë. Në këto 7 vite, qeveria nuk ka ndërmarrë hapa në ndihmë të biznesit dhe nga disa projekte të vogla që janë shpallur me aq bujë kanë qënë dështim. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet është se spekulimi që qeveria ka përgjysmuar barrën tatimore është e pavartetë” theksoi Rama.

Sipas Ramës, biznesi sot paguan dy herë më shumë taksa se 7 vite më parë ndërsa e ka cilësuar edhe taksën e sheshtë si barrë për biznesin e vogël.

“Ne e konsiderojmë taksën e sheshtë dhunim të më të dobtëve dhe grabitje të sistemit që ka sjellë tatimin mbi të ardhurat dhe tatimet mbi vlerën e shtuar duke bërë që barrën më të madhe në ekonominë tonë ta mbajnë më të dobtit. Heqja e taksës së sheshtë do ta lehtësonte në mënyrë të ndjeshme biznesin e vogël dhe do të sillte unifikimin e sistemit tatimor, duke eleminuar shkallët dhe kufijtë që krijonë hapësirat për arbitraritet dhe korrupsion” shtoi ai.

Ndërkohë, Rama ka njoftuar edhe largimin e deputetit Andi Harasani nga grupi parlamentar socialist. Sipas Ramës largimi i tij është personal ndërsa ka shtuar se ai do të mbetet një mbështetës i rrugës së PS-së në zgjedhjet e ardhshme.
 

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›