Clinton takon presidentin e Pakistanit, Zardari

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është takuar në New York me presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari.
Ata kanë diskutuar për protestat në botën myslimane, të nxitura nga një film anti-islamik, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
Të premten e kaluar, në Pakistan kanë humbur jetën 15 persona gjatë protestave anti-perëndimore.
Më herët, Clinton u ka bërë thirrje myslimanëve të tregojnë dinjitet dhe të përmbahen nga dhuna gjatë protestave për filmin.
Clinton ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë të drejtat për protesta paqësore dhe shprehje të lirë.