E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Hekurudhat në qendër të mandatit të katërt

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Duke iu përgjigjur një qytetari, i cili e pyeti për projektet në infrastrukturë, Rama u shpreh se, “çfarë është bërë në infrastrukturë në këto vite nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku. Dhe ajo që do vazhdojë të bëhet në katër vitet e ardhshme në të gjitha projektet që janë në proces dhe që janë të financuara dhe tanimë jo vetëm në infrastrukturën rrugore, por edhe në atë hekurudhore”.

“Mandati i katërt do të jetë mandati ku hekurudhat do të jenë në qendër të vëmendjes dhe ideja është që “Shqipëria 2030” do të jetë një vend ku do të jetë shumë e qartë që s’do të mungojë më infrastruktura hekurudhore dhe të gjithë projektet do të mbyllen në fillim të dekadës tjetër si hekurudha tjetër funksionale të gjitha. Në fillim të dekadës tjetër”, tha Rama.

Por ama, shtoi Rama, të gjitha projektet do të fillojnë brenda kësaj dekade.

“Një pjesë do të mbyllen në këtë dekadë, një pjesë do të mbyllen në fillim të dekadës tjetër”, tha Rama.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›