Reforma zgjedhore, Milo: Presim që nisma jonë të respektohet

Partitë politike kanë paraqitur sot në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore platformën e tyre për kodin e ri elektoral. Në një prononcim për mediat kreu i PDS-së Paskal Milo ka deklaruar se janë parashtuar para komisionit disa amendime në lidhje me formulën e përllogaritjes së mandateve në procesin zgjedhor.
“Kemi bërë propozime konkrete në mënyrë që formula që ne kemi parashtruar që të ndihmojë në punën e komisionit parlamentar. Shpreosj që ky komision si mbartës i vullnetit politik të Kuvenit të Shqipërisë do ta shqyrtoj këtë iniciativë dhe do të mund të adaptoj formulën më të mirë duke bërë të mundur barazimin e votës aq shumë të nevojshme në funksion të një demokracie reale” theksoi Milo.
Ai ka theksuar se komisioneri për zgjerim Fule gjatë vizitës së tij në Tiranë duhet të informohet edhe për nismën e 26 partive politike në vend për të kontribuar për reformën zgjedhore. “Gjatë vizitës së tij në Tiranë, komisioneri Fule duhet të informohet për iniciativën e partive politike për të kontribuar për kodin zgjedhor që përkon edhe me rekomandimet. Besoj që Fule të informohet nga krue I prezencës së BE-së Ettore Sequi për të gjithë rrjedhën e ngjarjeve dhe kërkesave tona të drejta” shtoi ai.