Jeremiç kandidon për presidencën e Asamblesë së Përgjithshme

CVuk Jeremic
Serbia ka emëruar zyrtarisht ministrin e saj të Jashtëm, Vuk Jeremiç, për të kandiduar për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe sipas së cilave detyra e tij do të përfshijë planifikimin e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme, përcaktimi i rendit të ditës, të propozoj misionet paqeruajtëse, nismat ndërkombëtare e etj.
Sipas rregullores për këtë vit kandidaturën për presidencën e radhës së këtij mekanizmi duhet ta përcaktojë rajoni i Evropës Lindore. Funksionin e presidentit aktual të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mban përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al Nase.