E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama, si Nexhmije Hoxha. Gramoz Ruçi vrau katër të rinj

Share

Jozefina Topalli ka akuzuar kreun e opozitës, Edi Rama si hipokrit në lidhje me programin e tij për të përndjekurit politikë. Ajo ka thënë se deklaratat e Ramës janë njësoj si të Nexhmije Hoxhës. Gjithashtu, ajo ka përsëritur akuzat ndaj Gramoz Ruçit, duke thënë se ky i fundit ka vrarë katër të rinj.

Qoftë edhe dje në një hartim të tij, ai që bën çdo ditë ciu ciu në Twitter-in e tij, fliste për të pëndjekurit, ashtu siç fliste Nexhmije Hoxha 10 ditë më përpara. Kjo të bën që të mendosh se ato sa herë bëjnë Refresh në fakt kthehen 20 vite më përpara. Gramoz Ruçi thotë se nuk jam Gramoz Ruçi, ai Ministër i Bredshëm që vrau katër djem 20 vite më përpara. Edvin Rama thotë se nuk jam djali i Kristaq Ramës, i fundit që firmosi për vrasjen e një poeti. Fehmi Avdiu thotë se nuk jam ai që firmosi me dorën e tij vrasjen e Avzi Nelës. Janë data të cilat kanë bërë kthesa në historinë tonë, ka thënë Topalli nga Shkodra, ku u përkujtuan Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, katër djemtë shkodranë  që u vranë në protestën antikomuniste në 2 prill 1991.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›