Rama: Berisha pasi na mbyti me plehrat e sjella nga jashtë, thotë dilni pastrojini
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me nismën e kryeministrit Berisha, që ka kërkuar më 20 prill daljen e njerëzve nëpër rrugë, për një pastrim kolektiv të vendit. Sipas Ramës, Berisha e ka mbytur vendin me plehrat, duke i sjellë ato edhe nga jashtë.
Mbasi e zhyti Shqipërinë në plehra e po e mbyt edhe me plehra nga jashtë shtetit, kryeministri thotë dilni në aksion në datë 20 prill, pastroni ç’bëra!, shprehet Rama.
Sipas tij, situate është e rëndë, për shkakun se Berisha ka lënë pa fonde bashkitë.
“Bashkitë e bëjnë përditë këtë punë, është kryeministri që i ka lënë pa fonde dhe është qeveria që s’ka asnjë vizion e plan për pastërtinë e Shqipërisë, tha Rama, ndërsa ka akuzuar Berishën se idenë për pastrimin e ka vjedhur nga shoqëria civile:
Edhe me keq, kjo ishte ide e Shoqërise Civile që e shpalli për 9 maj dhe kryeministri vrapoi ta vjedhë, duke harruar se qeveria e ka këtë detyrë përditë.