E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Instalacioni i Vjosës, përshëndetja e parë drejt stendave shqiptare në eventin global të turizmit

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga panairi i turizmit ITB në Berlin, ku Shqipëria mban Vendin e Nderit për vitin 2025.

Në hyrje të panairit është vendosur instalacioni i lumit Vjosa, të cilin e shijojnë të gjithë vizitorët, teksa stafi i Shqipërisë i përshëndet me një buqetë kulturore shqiptare.

“Nga Berlini ku Instalacioni i Vjosës në hyrje të panairit është përshëndetja e parë drejt stendave shqiptare në eventin global të turizmit, ITB Berlin”, shkruan Rama.

Stenda shqiptare në “ITB Berlin 2025” shquhet për hapësirën gjigante dhe spektaklin e performancave kulturore, muzikës, kuzhinës tradicionale dhe eksperiencave digjitale, që ftojnë vizitorët të zbulojnë bukuritë dhe potencialin turistik të vendit.

Nën sloganin “Albania All Senses”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezanton buqetën e ofertave turistike të vendit nga data 4 deri më 6 mars 2025.

Përmes një agjende të pasur, Shqipëria synon të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi që t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›