Ne Berlin prezantohen kater libra shqip
Ne Berlin, te shtunen qe lame pas, nje nder shtepite botuese me te njohura me qender ne Prishtine organizoi nje mbremje leximi ne Literaturhaus te Gjermanise, me rastin e se ciles u prezantuan edhe kater libra shqip: “Tre vjet jo njeri“ nga Hans Fallada, “Rastesisht me dashje” nga Jamarber Marko, “Shpirti i arratisur” nga Drita Fejza dhe “E dashura ime Eva”nga Arif Molliqi. Perreth 70 te pranishem, dashamires te artit dhe dhe letrave, gazetare dhe emra te njohur te fushave te ndryshme te jetes shijuan fjalimet e botuesve dhe autoreve te veprave. Per veprat e prezantuara foli edhe autori e kritiku letrar Arif Molliqi. Sipas tij vemendje te vecante meriton libri me tregime “Tre vjet jonjeri” nga autori Hans Fallada i perkthyer ne shqip nga Feride Berisha. “Ky eshte nje liber brilant”, vlereson Molliqi, “qe sjell boten e nje morfinisti dhe boten dekadente para fillimit te nje lufte. Keto tregime domosdoshmerisht nuk e kane narracionin e lidhur ne vetvete, por rrefejne vec e vec per nje kohe te veshtire. Jane rrefime rreqethese here-here autobiografike, ku personazhi kryesor-gjithmone autori ne veten e pare, tregon per luften e tij me droge, alkool, burgun, gjykimin e tjera.“Me pas ai foli per librin me poezi “Rastesisht me dashje” te autorit Jamarber Marko, te cilin e vleresoi lart. Molliqi duke e parafrazuar nje estet te njohur tha se “edhe ne poezite e Jamarber Marko te libri “Rastesisht me dashje” ju nuk shihni as xhelat, as vdekje, as gjak, as kamxhik pushteti, por ndersa e lexoni vargun poetik te tij, ju mund ta perfytyroni sikur i shihni te gjitha; xhelatin, dhimbjen e njeriut, vuajtjet, mundimet dhe sakrificat e njeriut ne nje kohe qe autori rastesisht ka jetuar bashke ne ate kohe. Veshtrimin kritik mbi vepren e Jamarber Marlos e perfundon me nje xhevahir poetik, sic e quan ai: “Dhe ti/ Nje vije uji qe mund te kaloje kushdo /Dhe une/Qe s´kaloj, se s´kam ku shkoj.
Per poeten Drita Fejzen qe debutoi me librin e saj te pare me poezi, “Shpirt i arratisur” u tha se eshte nje krijuese e vecante. Molliqi ceku se vecantia e krijimtarise se Drites eshte gjithsesi guximi i saj letrar. Per poezite e Drita Fejzes ai tha: “Gjithsesi poetika ne keto poezi eshte e pranishme dhe jo vetem si paraqitje, por si nxjerrje emocionesh nga brendesia shpirterore qe ka ajo per gjerat qe e rrethojne. Ne menyre poetike ajo e shfrytezon kontaktin me natyren, me njeriun, me perjetimet e perditshme. Ndaj te gjitha ketyre fenomeneve Drita Fejza eshte e cilter edhe kur eshte ne dyluftim me dramat e dashurise qe asaj i kushton vemendje aq shume, e qe here-here hetohet nje si frikesim. Vendlindja, kurbeti, vjeshta, heronjte e luftes jane tema qe poetja me perkushtim i levron. Pra ne te gjitha keto ka kujtime, ka dashuri te frymezuara dhe te lidhura brenda nje dyluftimi me plot motive poetike qe premtojne per nje fillim te mbare”. Mbremja u perkrah nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Gjermani.