Rama: Ja si do ulim barrën e taksave për 95% të shqiptarëve
TIRANE-Partia Socialiste në prezantimin që i ka bërë programit të saj “Për një Rilindje Shqiptare”, në qytetin e Elbasanit, ka vënë theksin tek shumë probleme ekonomike dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre. Gjithashtu Rama u fokusua tek taksat duke u shprehur se pas 23 Qershorit do ketë sistem të ndershëm të taksimit.
Në fjalën e tij, kreu i kësaj partie, Edi Rama, u shpreh se qeveria ka manipuluar shifrat e punësimit :
“Ne kemi folur shpesh për një shifër zyrtare të rënies së punësimit referuar INSTAT; nga 2009 deri në 2013-ën, kanë humbur 51 mijë vende pune. Përgjigja e qeverisë ka qënë joetike lidhur me marrëdhëniet me publikun, gënjeshtra pas gënjeshtra për ato 10 mijë km që kanë hapur vende pune dhe përralla. Para ca ditësh ndodhi nj balok out në zyrat e statistikave dhe pas ndreqjes, u panë shifra të tjera, punësimi ishte rritur”
Duke theksuar sistemin e gabuar të taksimit në vend, Rama evidentoi se kjo do të ndryshojë pas 23 Qershorit.
“Në vitin 2007 u vendos taksa e sheshtë. U vendos, që pavarësisht se ti merr një rrogë që është për të mbijetuar, ti do taksohesh më shumë sesa ata që kanë rroga më të larta. Po ashtu kjo u shtri edhe tek sipërmarrja.
Sot, ne kemi rreth 400 mijë shqiptarë, të moshuar, në moshë pune apo fëmijë, që përfitojnë drejtpërdrejtë nga biznesi vogël, sepse prindërit kanë hapur një dyqan, kanë hapur një aktivitet, janë vetëpunësuar apo kanë punësuar dhe ndonjë tjetër. Quhen biznesmenë të vegjël, por në fakt janë thjesht shqiptarë të vetëpunësuar. Me këtë sistem të taksës së sheshtë një ushqimore në Elbasan, që ka edhe barrën e tmerrshme të librit të veresies, paguan më shumë taksa se “Sheratoni” në Tiranë. Një furrë buke aty në lagje, që ka siklete të mëdha për shkak se është rritur çmimi i miellit, për shkak se është rritur çmimi i energjisë, për shkak se njerëzit siç na tregoi kur ishim me Qazimin një zonjë në një furrë buke, vijnë dhe tanimë nuk e blejnë më bukën të plotë, por blejnë riska buke, megjithatë paguan më shumë taksa sesa ç’paguan “15 katëshi”. Kjo duket absurde, por është e vërtetë. Ne jemi në krahun tjetër. Ne themi JO! Ata që fitojnë më shumë do paguajnë më shumë”.
Sipas kreut të PS, me sistemin e ri të taksimit që ofron PS, mësuesi e mjeku do përfitojë një pagë më shumë.
“Ajo çka ne zotohemi është që mbas 23 qershorit të ndërtojmë një sistem taksimi të ndershëm dhe të ulim barrën e taksave për 95% të shqiptarëve. Vetëm nga sistemi i taksimit të ndershëm një mësues apo mësuese do të fitojë direkt një rrogë më shumë. Qysh në vitin e ardhshëm të gjithë rrogëtarët deri në atë nivel që ne e kemi përcaktuar si shtresa e mesme në Shqipëri do të fitojë direkt mesatarisht një rrogë më shumë. Nga ana tjetër, kjo do të sjellë që deputetët, ministrat, kryeministri, presidenti dhe të gjithë ata që kanë rroga të këtij niveli të paguajnë më shumë taksa. Kjo është logjike, sepse praktikisht, jetojnë më mirë, nuk janë në kufijtë e mbijetesës dhe përfitojnë më shumë nga ky vend”.
Madje kryetari i PS theksoi se dhe fshati paguan taksa dhe pensionisti gjithashtu.
“E njëjta gjë në fshat. Duket sikur në pamje të parë fshati nuk paguan taksa. E vërteta është ndryshe. Fshati paguan taksat e fshehta. Paguan taksat e fshehta, që janë ato që përmblidhen me atë emrin TVSH, që është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, por që në fakt është një taksë e fshehtë. Është një taksë e fshehtë që e paguajnë të gjithë. Çdo njeri duhet ta dijë që kur i vjen fatura e energjisë aty brenda ka një taksë, nuk është vetëm çmimi i energjisë, është edhe 20% taksë. Kur i vjen fatura e ujit edhe brenda saj ka një taksë. Kur pi një kokërr, nga ato të voglat për tensionin pensionisti edhe aty brenda ka një taksë 10%, e merr shteti. Edhe aty, në atë kokrrën e vogël. Dhe kështu ka taksë për plehrat, për farërat, për naftën, madje nafta ka një taksë të fshehtë të dyfishtë, që është akciza, është edhe taksa e qarkullimit. Ne dëgjojmë shifra që shkojnë duke u shtuar për trajtimin e familjeve në fshat. Në fillim fare Ministri i Bujqësisë thoshte kemi ndihmuar 12 mijë familje. Pastaj e bëri 25 mijë. Saliu e çoi në 46 mijë. Ndërkohë që ne me sistemin tonë të taksimit të ndershëm do ndihmojmë direkt 312 mijë familje që jetojnë në fshat, duke ulur kostot e prodhimit. Ashtu sikundër do ta heqim taksën e sëmundjes 10% në çdo aspirinë, 10% në çdo ilaç tensioni, 10% në çdo lloj ilaçi apo në çdo lloj shërbimi shëndetësor. Kjo, sigurisht, do sjellë një lehtësim të ndjeshëm”.
Kurse për biznesin e vogël, Rama tha se programi i PS parashikon heqjen e taksës së biznesit të vogël.
“Po ashtu ne do të ndryshojmë edhe sistemin e taksimit për biznesin e vogël duke hequr tërësisht taksën e biznesit të vogël, pra duke i dhënë mundësinë edhe biznesi i vogël sot të marrë frymë. Sot biznesi i vogël nuk ka vetëm taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë, është një gjë e habitshme që këta janë kaq indiferentë dhe kaq brutalë me pjesën më të dobët të shoqërisë dhe me pjesën më pak të mbrojtur, saqë sot biznesi i vogël është futur në një sistem taksimi të dyfishtë, çka është antikushtetuese. Paguan një taksë që quhet taksa e biznesit të vogël, që nuk është taksa e sheshtë, është tjetër kjo, është shtesë dhe paguan edhe taksën e sheshtë. Ne do ta heqim fare taksën e biznesit të vogël, ndërkohë që tek taksa tjetër, që është taksa mbi fitimin, e cila sot është 10% do ta ulim dhe do t’u krijojmë mundësi të vetëpunësuarve që të fillojnë të marrin frymë lirisht”.
Po kështu Rama tha se dhe modeli i bashkëpnimit ekonomik do ndryshojë.
“Ne duam që në qeverisjen tonë, ti japim një pamje të re modelit të zhvillimit. Unë dua të ndalem në këtë ndërhyrje tek bashkëpunimi ynë ekonomik më Kosovën. Skema e programit tonë për ekonominë mbështetet në punësimin”, u shpreh Rama.
(d.b/BalkanWeb)