Rama: Jemi ne udhekryq strategjik
Shqiperia eshte ne nje udhekryq strategjik dhe nuk del dot nga ky udhekryq, nese nuk transformon fshatin dhe bujqesine nga nje gjendje agonie! Kjo eshte nje nga frazat e perzgjedhura te kryetarit socialist, Edi Rama, sa i takon zhvillimit blegtoral e bujqesor ne Qarkun e Korces. Keshtu, i pranishem ne konferencen rajonale te bujqesise e organizuar ne Voskopoje, kreu socialist garantoi se bujqesia do te jete qender graviteti e programit te ri socialist. Nderkohe, duke u ndalur pikerisht ne ate cfare eshte bere deri me tani ne kete fushe, Rama vleresoi se "jane bere shpenzime te medha ne 17 vjet, por jemi te gjithe deshmitare, qe nje pjese shume e konsiderueshme e tyre, nuk kane shkuar per infrastrukturen rurale, por per ate te cetave, te xhepave te njerezve qe eshte dashur ta administrojne fondet. Nga ana tjeter, vet plani i infrastruktures, ka qene nje plan pa plan, i improvizuar ne paradhomen e ministrave, ku deputetet mbanin radhe per te marre nga nje cope e per ta cuar ne fshat. Pavaresisht se cila rruge duhet bere e para, e dyta apo e treta, ne menyre qe te funksionoje sistemi". Sipas tij, jemi perballe nje infrastrukture te dobet rrugore ne zonat rurale dhe per kete arsye, duhet te bere nje plan i qarte per cdo qark. Madje, per kryesocialistin, eshte pikerisht politika e vjeter e arrogances, indiferences, injorances, mungeses se plote te sensibilitetit ndaj fshatit, ajo e cila e ka katandisur Shqiperine ne nje vend qe importon sot cdo ushqim. Pare ne kete kendveshtrim, Rama vuri ne dukje se "duhet te behemi forca qe percon te njerezit besimin dhe gjithashtu energjine per te krijuar nje fuqi te re, fuqine e njerezve ne hallin e perbashket, qe jetojne ne fshat dhe pavaresisht ke votojne, te cilet njesoj nuk kane uje per te vaditur tokat, njesoj nuk kane mundesi te blejne karburantin dhe te gjitha ato qe duhen per te pasur nje prodhim bujqesor, njesoj nuk kane rruge per te dal ne treg dhe njesoj nuk kane treg per te shitur ato pak prodhime, duke vuajtur njesoj per buken e gojes. Te gjitha keto i kam pare me syte e mi dhe e kam pasur te veshtire t'i besoj syve". Madje, ne vijim te paraqitjes se nje ideje paraprake mbi programin e ri qeverises se PS-se, Rama nenvizoi se eshte koha, qe nga ana tjeter te merren persiper pergjegjesine historike, per te ndertuar nje program real, konkret dhe pune, qe ne 4 vjet PS t'i ktheje fshatit dinjitetin ne radhe te pare, i cili eshte grabitur nga politika e llogarive te cetave, per te marre pushtetin dhe per te abuzuar me njerezit e thjeshte e te ndershem te ketij vendi". Gjithashtu, duke mos hequr dore nga kritikat per menyren se si eshte trajtuar fshati deri me sot, Rama vleresoi se "Shqiperia eshte ne nje udhekryq strategjik dhe nuk del dot nga ky udhekryq, nese nuk transformon fshatin dhe bujqesine nga nje gjendje agonie, ku vetem mundimet individuale te njerezve, socialiste e demokrate, pa parti, a cfaredo qofshin, vuajne po njesoj ne nje kaos dhe ne nje anarki totale. Mungojne sherbimet me elementare, ne nje sistem te organizuar me logjiken e nje kapitalizmi funksional". Sipas tij, pa bere kete kapercim, nuk kemi dot nje Shqiperi te qete dhe nje Shqiperi te mireqene. Per kete arsye, kreu socialist vuri ne dukje se pa nxjerre fshatin nga erresira dhe braktisja, si dhe pa e vendosur fshatin ne qender te gravitetit te politikes tone, si dhe qeverine teresisht me sy nga fshati, nuk ka shanse per nje Shqiperi evropiane. Oli Xhilaga