E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Bujqesise, procedure abuzive per token me koncesion

Pronaret shqiptare e cilesojne si abuzive dhe krejtesisht te papranueshem, vendimin e Ministrise se Bujqesise per dhenien me koncesion te tokes bujqesore. Ne nje interviste te dhene per "KJ", sekretari i Shoqates Pronesi me Drejtesi, Agim Toro, deklaron se kjo ministri duhet te respektoje ligjin, duke dorezuar harten e tokave te lira ne Agjencine e Pronave.

Z. Toro, si e vleresoni fillimin e dhenies me koncesion te tokave bujqesore?

Iniciativa e Ministrise se Bujqesise eshte e bukur kur e degjon fillimisht, por ne realitet ajo anashkalon pronaret e ligjshem. Se pari, ministri Gjana duhet te respektoje ligjin per kthimin dhe kompensimin pronave qe e detyron te realizoje inventarin e tokave te lira qe ka ne dispozicion kjo ministri. Kete fond, ajo duhet ta vendos ne dispozicion te Agjencise se Pronave dhe me pas kjo e fundit t'ua kaloje pronareve te ligjshem.

Deri me tani eshte folur per nje siperfaqe qe arrin ne rreth 100 mije ha, sipas te dhenave tuaja, a ekziston ky fond tokash?

Mua me duket pak e habitshme qe vetem tani ka dale ne drite kjo siperfaqe toke, pasi sipas te dhenave rezulton se toka bujqesore eshte ndare ne mbi 99 per qind te siperfaqes se saj. Kjo do te thote se keto shifra ose jane abuzive, ose drejtuesit e kesaj ministrie kane mashtruar me shifrat e dhena deri me tani. Kete fakt e bazoj ne te dhenat qe kane ardhur ne vitin 2004 ne ish-Komitetin Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ku rezultonte se deri ne ate kohe kishin mbetur vetem 6 mije hektare toke bujqesore e pandare.

Mendohet se kjo forme e re do t'i sjelle nje zhvillim te ri bujqesise ne vendin tone, ju a vazhdoni t'i qendroni mendimit se vetem kthimi i prones te pronari do e zgjidhe perfundimisht kete?

Zhvillimi i bujqesise ne Shqiperi, calon vetem nga aplikimi i ligjit 7501. Sipas studimit te shoqates se pronareve, ka te dhena te sakta qe e vertetojne kete. Pikerisht kjo eshte nje nder arsyet qe ky vendim nuk do te gjeje as mbeshtetjen e biznesit. Nderkohe qe nga ana tjeter, i bejme edhe njehere thirrje qeverise qe te na jape nje fature te sakte financiare per kompensimin e ish-pronareve, si dhe harten e tokave te lira qe do te perdoren per kompensimin fizik.

Vendndodhja e tokes bujqesore:

Korca 9 848 ha

Devolli 2 690 ha

Pogradeci 819 ha

Kolonja 128 ha

Tirana 825 ha

Kavaja 287 ha

Berati 665.7 ha

Skrapari 69 ha

Kucova 103 ha

Dibra 1470 ha

Bulqiza 364 ha

Mati 605 ha

Durresi 114 ha

Kruja 156 ha

Elbasani 719 ha

Librazhdi 67 ha

Peqini 20 ha

Gramshi 728 ha

Fieri 121 ha

Lushnja 485 ha

Mallakastra 1292 ha

Vlora 330 ha

Gjirokastra 1335 ha

Tepelena 377 ha

Permeti 441 ha

Kukes 347 ha

Kurbini 10 ha

Mirdita 78 ha

Debat dymujor per ligjin

Nga dorezimi ne Kuvend, dy muaj me pare e deri tani, i gjithe debati per projektligjin per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi tokat bujqesore" eshte zhvilluar per nenin 9. Ky nen, u jep mundesine te gjithe atyre personave, apo familjeve, qe kane marre tituj pronesie, duke shkelur ligjin ne menyre abuzive, ta mbajne ate, ne rastin e vetem kur per token e zene nuk ka konflikte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›