E Shtunë, 31 Tetor 2026

Titujt e pronesise, gati verifikimi i tokave

Te gjithe titujt e pronesise do te kalojne ne siten e eksperteve te Ministrise se Bujqesise per te verifikuar vlefshmerine e tyre. Burime zyrtare bene te ditur dje se, brenda nje kohe shume te shkurter, Ministria e Bujqesise do te ngreje strukturen qendrore dhe Task Forcat ne te gjitha prefekturat e vendit per te kontrolluar titujt e pronesise mbi token bujqesore.

Ekspertet e Ministrise se Bujqesise do te kalojne neper duar titujt e pronesise per te pakten 80 mije hektare toke. Burime nga MBUMK-ja, deklaruan dje se ky proces do te filloje menjehere pas miratimit ne Kuvend te ligjit "Mbi verifikimin e titujve te pronesise". Verifikimi do te nise nga emrat e punonjesve ne ferma dhe viteve te tyre te punes. Ndersa theksohet se nga rreth 170 mije ha toke te ish-fermave, rreth 80 mije jane marre ne menyre te paligjshme. Keshtu, llogaritet qe anetare te fermave kane qene 17 mije persona, te cilet kane marre mesatarisht 3 ha. Ndersa ne total, me nje llogari matematikore duhej te ishin ndare 51 mije ha toke. Nje fakt i tille konfirmohet dhe nga "Pronesi me Drejtesi". Ndersa shtohet se jane dhe rreth 40 mije ha, qe i kane marre pronaret e tokes, qe, sipas ligjit, ishin ne regjistrin civil te zones ku ishte ferma. Ndaj dhe theksohet se nga verifikimi jane rreth 80 mije ha te diskutueshme nga fermat. Ndersa e njejta situate parashikohet te kete ndodhur dhe ne ish-kooperativat, ku abuzimet do te kalojne ne siten e verifikimeve. Qellimi i ketij kontrolli mendohet se do te sherbeje per eliminimin e abuzimeve me pronesine mbi token bujqesore si dhe evidentimin e aseteve bujqesore, te cilat mund te ofrohen me koncesion.

Aktualisht transformimi i se drejtes se pronesise mbi token bujqesore eshte realizuar ne 98.8 per qind te siperfaqes se parashikuar per ndarje dhe jane dhene aktet e pronesise per 96.5 per qind te siperfaqes se ndare. Sipas propozimeve ne Kuvend, dokumentacioni do te verifikohet brenda tre vitesh nga miratimi i ligjit. Ndersa per kete do te ngrihen dhe komisionet perkatese prej Ministrise se Bujqesise. Nderkohe, mesohet se komisionet vendore, te cilat do te ngrihen pas miratimit te ketij projektligji, do vihen ne levizje per te verifikuar ligjshmerine e titujve te pronesise, qe, sipas projektit, ndahen ne baze te ankesave dhe te kerkesave te paraqitura dhe nga kontrolli ne zonat problematike e konkretisht ne zonat e ish-NB-ve dhe zonat bregdetare. Procesi i verifikimit te ligjshmerise se titujve te pronesise, sipas specialisteve te Ministrise se Bujqesise, do te zgjase 2-3 vjet. Grupet e ngritura nga qeveria ne 12 qarqet e Republikes, kane trajtuar 850 raste te konfliktit te prones. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, do te pushoje edhe ndarja e tokes me 7501.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›