Toka bujqesore, fillon dhenia me koncesion

Fillon zbatimin i projektit "Shqiperia 1 euro", edhe per tokat bujqesore. Pas prezantimeve te shpeshta, qe i eshte bere ketij projekti, pasi do te perfshije edhe tokat qe jane refuzuar nga fermeret, tashme ai do te zbatohet konkretisht, duke filluar qe nga muaji korrik.
Siperfaqet e para te tokes bujqesore qe eshte refuzuar nga fermeret dhe do te jepet me koncesion, jane rreth 1 mije hektare ne nje zone te thelle kodrinore midis Kavajes dhe Lushnjes. E gjithe kjo siperfaqe toke, do te kthehet ne ullishte, pasi kjo zone eshte e njohur per kete lloj prodhimi. "Tokat bujqesore, te refuzuara nga fermeret, e qe jane lene pa u punuar, do te jepen me koncesion, si pjese e objektivit qe MBUMK ka vendosur per vitin 2008", deklaroi Gjana. Sipas tij, eshte konstatuar nje interes ne rritje edhe per zona e toka e tjera te lira qe te jepen me koncesion per prodhim bujqesor. Sipas kritereve qe jane percaktuar per dhenien e ketyre tokave me koncesion, mesohet se do te jepen vetem ato siperfaqe qe kalojne 10 hektare toke bujqesore. Nderkohe, sipas te dhenave paraprake do te kete nje prag, ose nje limit te vleres per nje hektar i cili nuk do te jete, me pak se 6 mije leke per nje hektar. Nga te dhenat qe ka MBUK-ja, rezulton se 10-15 per qind e siperfaqes se tokes bujqesore nuk shfrytezohet, duke lene jashte qarkullimit ekonomik produktin e se paku 50 mije ha toka, me pasoje humbjen e miliona dollareve.
Cilesia e siperfaqes prej 100 mije hektaresh toke bujqesore, qe do te jepen me qira nga Ministria e Bujqesise, eshte shume e dobet. E gjithe kjo sasi toke, e cila ndodhet ne pothuajse te gjithe vendin, me perjashtim te Delvines dhe Lezhes, perben pjesen me te madhe te fondit te tokave te lira, qe jane ne administrim te shtetit shqiptar. Keshtu, shtrirja ne terren e ketyre tokave eshte mjaft e copezuar dhe ky eshte nje faktor tjeter qe, pervec largesise dhe mungeses se prodhimtarise, ka lene pa pronar keto siperfaqe. Madhesia e tyre shtrihet ne disa dynym, por edhe keto jane te palidhura me njera-tjetren. Nga te dhenat e grumbulluara masivet mbi 10 hektare toke bujqesore te pandara shtrihen ne 12 qarqe te vendit dhe vetem ne 32 rrethe nga 36 qe ka gjithsej Shqiperia. Rreth 67 per qind ose 17 mije hektare me parcela 10 hektaresh, jane zonat malore, te cilat jane braktisur per shkak sepse nuk kane interes. Ne zonat kodrinore jane 31 per qind ose 7.8 mije hektare dhe ne fushe apo zona urbane ka me pak se 2 per qind.
100 Mije hektare eshte siperfaqja qe do te perdoret per nismen "Shqiperia 1 euro". Kjo siperfaqe toke eshte refuzuar nga fermeret per t'u marre ne pronesi, pas ndarjes se tokave.
1000 Hektare eshte siperfaqja e pare e tokes se refuzuar nga fermeret qe do te kaloje me koncesion ne duart e investitoreve privat. Destinacioni i kesaj siperfaqeje toke do te jete ullishte.