E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti, Rama: Berisha s`mund të na imponojë variantin e tij

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratën e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë për heqjen e imunitetit.

Ndërsa i është referuar ftesës së shefit të mazhorancës për të votuar më 6 gusht ligjin për heqjen e imunitetit, Rama shkruan se kryeministri s`mund t`i imponojë opozitës variantin e tij.
 

“Nga ultësira e tij morale KM nuk mund t`i imponojë opozitës as vizionin as variantin e tij të ndryshimit të Kushtetutës.Kemi qëndrimin tonë” shkruan Rama.
 

Ai ka theksuar edhe njëherë se PS-ja është pro heqjes së imunitetit por jo arnimit të Kushtetutës. "Po heqjes së imunitetit, jo arrnimit qorrazi të Kushtetutës.Vota jone në parim PRO, po ndryshimi kushtetues të bëhet me një proces publik” ka shtuar më tej Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›