Negociatat për Presidentin, nesër takimi Berisha-Rama
Negociatat për Presidentin do të mbledhin në takim për të dytën herë kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe atë të opozitës Edi Rama. Packa se u parashtrua më herët nga kreu i LSI-së Ilir Meta, burime për Ora News bënë të ditur se takimi mes tyre do të mbahet nesër, një ditë para seancës së raundit të katërt.
Pritshmëritë e të dytës tryezë bisedimesh PD-PS kësaj here janë të mëdha për gjetjen e një konsensusi mes palëve, nisur dhe nga tërheqja e një dite më parë nga gara të Xhezair Zaganjorit, kandidaturë kjo e kontestuar nga kryesocialisti Rama.
Më herët kreu i PS, Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se mundësia për konsensus për t`i dhënë vendit një president konsensual është shumë afer, duke konfirmuar gatishmerine per te pranuar cdo ftese per dialog e negociata per te zgjedhur ne menyre konsensuale presidentin e ardhshem.
Nga ana tjetër edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është shprehur optimist që të hënën mund të kemi një president të ri, mundësisht me konsensus.
Ditën e hënë pritet që të zhvillohet edhe raundi i katërt dhe i parafundit për votimin e kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.