E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Hapja e kutive është kapitull i mbyllur

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ilir Meta është shprehur sot pasdite në seancën e Kuvendit se s'ka asnjë lloj shansi të hapen kutitë e votimit. Deklarata vjen një ditë para protestës mbarëkombëtare të opozitës pikërisht për këtë çështje.

Meta ka argumentuar se zgjedhjet e 28 qershorit janë certifikuar dhe njohur jo vetëm nga institucionet përkatëse por edhe nga OSBE-OHDIR. "Raporti final i OSBE-OHDIR për zgjedhjet në Shqipëri shkruante se ato përmbushën pjesën më të madhe të standarteve të kërkuara nga BE. Kjo bëri që Këshilli i Ministrave të Jashtëm në BE, të pranojë kërkesën e aplikimit të Shqipërisë", theksoi Meta.

Ndërsa ka ironizuar protestën e socialistëve, duke u shprehur se "ata të vijnë në Parlament që dialogu të bëhet në institucione, ose do të shkojmë edhe ne me batanije të bëjme dialog në rrugë".

Sipas tij, maxhoranca është e hapur për dialog ndërsa opozita këcënon për hapjen e kutive. "Jemi të hapur për hetime, por ata vazhdojnë me ultimatume ose do të bëhet kjo, ose do të bëhet qameti", vijoi Meta.

Një tjetër arsyes, sipas tij që kutitë nuk hapen është se askush nuk mund të kërkojë hapjen e kutive, sepse cdo gjë që bëhet është në themel të shtetit ligjor dhe në shtetin ligjor fjalën e fundit e kanë gjykatat.

Meta ka theksuar se, edhe ai kërkon që situate politike në vend të normalizohet, që të dyja forcat politike të kontribuojnë për arritjen e standarteve dhe jo të kërkohet hapja e kutive, pasi shteti ligjor nuk e lejon një gjë të tillë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›