E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga me poste nga SHBA, pranohet gjykimi i shkurtuar

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda pranon kerkesen per gjykim te shkurtuar ndaj te pandehurve per trafik nderkombetar te droges ne linjen SHBA-Shqiperi, Violeta Shabanaj dhe Altin Kurti. Dje eshte zhvilluar seanca gjyqesore ndaj dy te akuzuarve te zbuluar nga FBI-ja nje vit me pare, ndersa 37-vjecari nga Vlora, Altin Kurti, gjykohet ne mungese. Perpara trupit gjykues, te kryesuar nga Etleva Deda, pala mbrojtese ka parashtruar kerkesen per gjykim te shkurtuar, qe eshte pranuar. Dergimi i nje sasie heroine me poste nga SHBA-ja ne drejtim te Shqiperise, ka bere qe FBI-ja te organizoje ne bashkepunim me autoritetet e drejtesise shqiptare operacioni e koduar “Avion Ekspres”. Gjate ketij operacioni eshte bere i mundur kapja ne flagrance, ne nentor te 2006-es e tre personave, te cilet ishin pritesit e pakos, Violeta Shabanaj, Armand Kulici, Astrit Kulici (te dy te liruar), duke sekuestruar si prove materiale sasine e droges prej 2,1 kg heroine e paster.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›