E Shtunë, 31 Tetor 2026

”Vajzat i mora me lejen e familjes”

Ish-polici i arrestuar per tentative trafikimi te dy te miturave nga Korca, me qellime prostitucioni dhe kryerje te marredhenieve seksuale me to, pretendon se qellimi i terheqjes per ne Tirane te vajzave ishte per t’u ardhur ne ndihme ekonomikisht dhe gjetur nje pune.
Duke hedhur poshte tre akuza te ngritura nga policia dhe prokuroria, Haxhi Qelemini, 47 vjec, ish-punonjes i Komisariatit Korce, ka rrefyer per tre ore historine pse gjendej ne nje shtepi te marre me qira se bashku me A. J., 13 vjece dhe J. O., 17 vjece. “Une u kam marre leje familjeve te vajzave, pasi kam biseduar me ta paraprakisht. Pasi te vendoseshim ne Tirane, une do i gjeja nje pune te miturave per te siguruar te ardhura financiare, pasi familjet e tyre ishin te varfra”, ka thene para oficereve te policise gjyqesore i dyshuari, qe eshte liruar dy vjet me pare nga radhet e policise per thyerje te disiplines. Haxhi Qelemini mesohet se eshte marre ne pyetje per me shume se tre ore dhe, sipas te dhenave, nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga policia. Aktualisht, 47-vjecari gjendet ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise se Tiranes, ndersa dy te miturat u kthyen prane familjes.
Denoncimi ishte bere nga familjaret e vajzave, qe kerkuan ndihme ne Komisariatin e Korces. Qelemini u gjet ne shoqerine e tyre ne nje banese te sapomarre me qira, ne rrugen “Besa”, prane “Frigoriferit”, ne kryeqytet. Hetuesit dyshojne se Qelemini eshte pjese e nje rrjeti trafiku nga Shqiperia per ne Itali e Belgjike. Destinacion i ketij trafiku ishin edhe dy te miturat, por qe deshtoi ne castet e fundit sipas policise. Pritet qe neser i dyshuari Qelemini te dale ne gjykate per mase sigurie, ndersa eshte hetuar edhe me pare per skandalin e Bisht-Palles, por fitoi pafajesine, pasi akuzat nuk u provuan.
A.Cena
U kap ne shtepi bashke me vajzat
Prokuroria e Krimeve te Renda kishte nisur hetimet per disa akuza te renda ndaj Haxhi Qeleminit, si rekrutim per trafikim i mbetur ne tentative, marredhenie seksuale me te mitura dhe shfrytezim. Duke gdhire dita e diel, uniformat blu te sektorit te Trafiqeve te Paligjshme ne Tirane, kane vene ne pranga 47-vjecarin nga Korca, ish-efektiv i policise. Policia tha pas operacionit se i dyshuari u kap ne rrugen “Besa” ne kryeqytet, bashke me te miturat me inicialet A. J., 13 vjece dhe J. O., 17 vjece, te dyja banuese ne Korce.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›