Rama: Jo shkeljes së autonomisë vendore

Nuk do të lejojmë shkelje të mëtejshme të autonomisë vendore , kushtetutës dhe ligjit. Kështu është shprehur kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama në një takim me kryetarët e bashkive dhe komunave në vend që drejtohen nga të zgjedhur socialistë. Duke e cilësuar qeverinë Berisha si atë të Enver Hoxhës , Edi rama është shprehur se qeveria nuk mund të ndërhyje te taksat e bashkive.
"Ështe koha , për të ndërrmarë një rrugë paralele se bashku me ankimimin e ketyre shkeljeve në Gjykatën Kushtetuese , është koha për të përgatitur dhe protesta në nivel të pushtetit vendor", u shpreh më tej Edi Rama .
Takimi i Ramës me bashkiakët u bë pas miratimit në Kuvend të nivelit të ri të taksave. Një ditë më parë një përfaqësi e kryetarëve të bashkive, përfaqësues të Partisë Socialiste patën një takim me Shefin e Delegacionit të Komisionit Europian Helmuth Lohan dhe Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch.