Fajon: Në fillim të vitit versioni përfundimtar i raportit
08/10/2009 PE shprehet se Shqipëria ka humbur shumë kohë me çështjen e zgjedhjeve
Raporterët shprehen se Bosnja ka përmbushur 90 % të kritereve të kërkuara
Bashkimi Evropian këshillon të lihet pas çështja e zgjedhjeve, pasi është kohë e humbur, dhe të përqendrohemi te probleme të tjera, në rast se duam të përfitojmë nga liberalizimi i vizave. Madje, sipas raportueses europarlamentare për rajonin Tgania Fajon, Bosnjë-Hercegovina ka përfituar nga koha e dhënë dhe deri tani ka përmbushur 90% të kritereve të përcaktuara nga PE-ja. Sipas Fajonit, tashmë vendi duhet të përqendrohet në probleme të tjera, që lidhen me luftën kundër korrupsionit, kontrollin e kufijve apo të drejtat e minoriteteve. “Javët e fundit, që nga korriku, janë shpërndarë 150 mijë pasaporta biometrike, por mbetet ende shumë punë për të bërë. Së pari, duhet të përmend luftën kundër korrupsionit dhe ndaj pastrimit të parave. Duhet të forcohet kontrolli i kufijve, mbetet çështja e minoriteteve. Pra, mendoj se tani është koha që autoritetet zyrtare në Tiranë të tregohen të përgjegjshme dhe të punojnë më shumë në këtë drejtim.” Ndërsa sipas saj, Shqipëria humbi kohë me procesin zgjedhor dhe formimin e qeverisë së re. Bosnja, që renditej pas vendit tonë në vlerësimin e fundit të Komisionit, ka përmbushur pjesën dërrmuese të kritereve. "Në këta muaj Bosnja ka arritur të përmbushë 90% të kritereve të kërkuara, ndaj ata janë në rrugën e duhur dhe Komisioni së shpejti do të dërgojë misionet e ekspertëve në rajon dhe besoj se në fillim të vitit do të përpunojë vlerësimin e tij përfundimtar”, - u shpreh Fajon.
Votimi
Nga ana tjetër eurodeputetja është e bindur se raporti i saj për liberalizimin e vizave do të votohet nga Parlamenti Evropian në seancën e nëntorit. “Thënë më qartë, ne spo ulim numrin e kritereve. Qeveritë dhe politikanët e këtyre dy vendeve duhet të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi, por ne thjesht kërkojmë që të mos humbim kohë shtesë, çfarë do të ishte e nevojshme, nëse do të kishim të njëjtën procedurë përsëri vitin e ardhshëm në Parlament”, - shton Fajon. Nëse Këshilli i BE-së merr në konsideratë rezolutën e Parlamentit, Shqipërisë i mbeten edhe 2 muaj kohë për të përmbushur maksimumin e mundshëm të kritereve për liberalizimin e vizave “Shengen”.
PE presion KE-së për liberalizimin
Presioni që po i bëhet KE-së nga Parlamenti Evropian për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në planin për liberalizimin është pohuar dje dhe nga eurodeputeti Zoran Thaler. Sipas tij, KE-ja duhet të shohë aspektin politik të kësaj çështjeje dhe sapo Shqipëria dhe Bosnja të përmbushin kriteret duhet të përfshihen në listën e bardhë të “Shengen”. “Ne po bëjmë presion te Komisioni që të shohë dhe aspektin politik të kësaj çështjeje për të përfshirë gjithashtu Shqipërinë dhe Bosnjën në listën e bardhë Shengen me kushtin e përmbushjes së kritereve", - pohon eurodeputeti Zoran Thaler. Megjithëse Komisioni nuk ka ndryshuar pozicionin mbi përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në të njëjtin propozim për heqjen e vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, eurodeputetët kanë dhënë mbështetjen e tyre të parë duke votuar pro raportit të Tania Fajon. Me 51 vota pro dhe 8 kundër Komiteti i Jashtëm vlerësoi se raporti i Tanja Fajon duhet të miratohet në seance plenare. Bashkëshortja ministrit të Jashtëm suedez Karl Bildt votoi kundër raportit, por e argumentoi këtë qëndrim si sjellje dashamirësie ndaj qytetarëve të Bosnjës dhe Shqipërisë.
Shkurtimi i burokracive
Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina mund të përfitojnë liberalizimin e vizave kur të plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara në pyetësorin e Bashkimit Europian.
Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian miratoi dje me shumicë votash propozimin e europarlamentares sllovene Tanja Fajon për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në grupin përfitues të heqjes së regjimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian. Më 15 korrik 2009 Komisioni Europian i propozoi Këshillit të BE-së heqjen e regjimit të vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa kërkoi që Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina të qëndrojnë në një regjim me viza. Parlamenti Europian u përfshi kohët e fundit nga diskutimet për këtë çështje, pas propozimit të europarlamentares sllovene Tanja Fajon për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në grupin përfitues të heqjes së regjimit të vizave. Në rast se edhe Parlamenti Europian miraton këtë propozim në seancën e votimit, e cila parashikohet të zhvillohet në fund të muajit nëntor, atëherë Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina mund ta përfitojnë automatikisht liberalizimin e vizave sapo të vlerësohet se dy vendet kanë plotësuar kriteret e Udhërrëfyesit të Komisionit Europian.