E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me krerët 9 partive dhe kryetarë shoqatash

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, dy ditë para protestës së opozitës ka zhvilluar një takim me krerët e 9 partive dhe disa shoqatave.
Në takim ishin të pranshëm kreu PBDJNJ-së, Vangjel Dule ai i PDS-së, Paskal Milo, kreu i G99, Erjon Veliaj , kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, Sparak Ngjela i PLiDr si dhe kreu i LZHK-së, Shehi.
Po ashtu në takim ishin të pranishëm edhe krerët e shoqatave të minatorëve dhe pensionistëve.
Në prononcimin e tij, kreu i PBDNJ-së, Dule tha se është e rendësishme që partitë janë të bashkuara përballë masakrës së 28 qershorit.
PS ka njotuar një manifestim ditën e shtunë pasi kërkon hapjen e kutive të 28 qershorit dhe plotësimin e kushteve të saj për hyrjen në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›