“Rusët e kanë të vështirë të përkthejn nga shqipja”
08/10/2009 Berisha vlerëson se qëndrimi i ministrit rus Lavrov lindi nga një keqkuptim
Kryeministri takon në Prishtinë krerët e KFOR-it dhe të EULEX-it
Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berishaë, duke folur nga Kosova, e ka vlerësuar si një keqkuptim të deklaratës së tij nga ana e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. Duke iu referuar qëndrimit të shefit të diplomacisë ruse, Berisha theksoi se është për të ardhur keq dhe ky keqkuptim mund të ketë ardhur nga një përkthim jo i saktë i shqipes në rusisht. “Ministri Lavrov parmbrëmë ka thënë ato që unë nuk kam thënë. Unë nuk besoj se ka dëshiruar të thotë ato që unë nuk kam thënë. Shpresoj të jetë një keqkuptim që vjen nga vështirësia që rusët kanë për të përkthyer nga shqipja në rusisht”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Përmes këtij qëndrimi të prerë kryeministri shqiptar ka hedhur poshtë deklaratën e tri ditëve më parë të ministrit rus Lavrov, i cili ishte shprehur i shqetësuar mbi atë çka kishte thënë Berisha në lidhje me atë që Lavrov pretendoi si bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Në fakt, kryeministri Berisha kishte thënë se “kombi shqiptar është një dhe i pandarë në shpirtin dhe identitetin e tij, ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme”. Kryeministri Berisha në vijim të vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjenerallejtënant Markus Bentler, me të cilin bisedoi mbi ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në Kosovë. Kreu i qeverisë së Tiranës pas këtij takimi ka thënë se Shqipëria nuk planifikon dërgimin e ushtarëve paqeruajtës në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s. Në një prononcim për mediet Berisha tha se qeveria e tij ka zgjedhur mënyra të tjera për të kontribuar në Kosovë. “Siç dihet, KFOR-i po shkon drejt zvogëlimit. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe mund të jetë pjesëmarrëse në KFOR, por ne nuk kemi ndër mend të marrim pjesë. Ne po ndihmojmë qeverinë e Kosovës në dy drejtime: së pari, në Forcat e Sigurisë; së dyti, do të ndihmojmë për ndërtimin e shtëpive për rikthimin e të zhvendosurve”, - tha ai. Berisha nënvizoi se mosprania e trupave shqiptare në KFOR nuk do të thotë aspak se ka një boshllëk në kooperimin e shkëlqyer midis dy vendeve dhe dy qeverive. Gjithashtu në vijim të vizitës së tij në Kosovë kryeministri Berisha ka pasur një takim të veçantë me kreun e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe përfaqësues i Bashkimit Europian (EULEX) në Kosovë, Pieter Feith. Shefi i misionit ka cilësuar vizitën dhe mesazhet e dhëna nga kryeministri Berisha si një inkurajim të madh për punën e autoriteteve të Kosovës, por edhe të organizmave si Grupi Drejtues Ndërkombëtar në përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar shtetin më të ri të Europës, Republikën e Kosovës. Nga ana e tij shefi i ekzekutivit të Tiranës ka konsideruar perspektivën e Kosovës në NATO dhe BE, si rruga më e mirë, që do t’u ofrojë autoriteteve të Kosovës, qeverisë, institucioneve një udhërrëfyes të shkëlqyer për ecjen përpara me reformat për konsolidimin e shtetit më të ri, të lirë e demokratik të Kosovës. Ai tha se Shqipëria do të mbështesë e përkrahë Kosovën në të gjitha fushat.
Titulli
Kryeministri Sali Berisha u nderua ditën e djeshme me titullin “Qytetar Nderi i Prizrenit”, në një ceremoni solemne, e cila u mbajt në komunën e këtij qyteti. Titulli iu dha kreut të qeverisë së Tiranës nga kryetari i komunës Ramadan Muja. Për të pritur kryeministrin Berisha kishin dalë në rrugë mijëra qytetarë të Prizrenit. Ndërkohë Berisha është ndalur në monumentin që simbolizon lindjen e shtetit të ri të Kosovës, “Neuborn” dhe hodhi firmën e tij.
Homazhet
Kryeministri Berisha ka qenë dje në Prekaz, ku mbajti homazhe në varrin e dëshmorit dhe heroit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit. Pas homazheve Berisha vlerësoi sakrificën sublime të Adem Jasharit dhe gjithë familjes së tij. “Adem Jashari, familja e tij përbën kurorën e përjetshme të kësaj sakrifice në historinë e luftërave dhe përpjekjeve tona, të cilat kanë qenë të panumërta e të vazhdueshme”, - tha kryeministri Berisha.