E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jozefina është Marelyn Monroe, Saliu është John Lennon

TIRANË- “Nëse Presidenti dhe une jemi nje celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon”.

Nëpërmjet këtij mesazhi të shkurtër, në rrjetin social Twitter publikuar dhe në blogun e tij në faqen zyrtare në internet, kreu i opozitës Edi Rama reagon ndaj komenteve të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, bërë pak ditë më parë për Radio Europa e Lirë.

Në 11 tetor në një intervistë për agjencinë kosovare të lajmeve kryeparlamentarja Topalli deklaroi "Lidershipi i Partisë Socialiste është kthyer në një celulë anti-evropiane".

Ndërsa duke iu referuar presidentit Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nënvizoi se nëse kreu i shtetit do të formojë parti të re ai do të marrë vota nga e majta.

“Zoti Topi ka luajtur në fushën e majtë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo nuk më intereson aq, sa më dhemb fakti që kjo është një fyerje ndaj karriges së presidentit”,- është shprehur në intervistën për Radio Europa e Lirë  kryeparlamentarja Topalli.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›