E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i gjykates mundesohet ekstradimi i Kumbaros

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykates se Apelit per masen e arrestit me burg nga Ilir Kumbaros, ish- shefit te SHIK-ut te Tiranes ne vitet 1995. Ky vendim i hap rrugë ekstradimit te Kumbaros nga Anglia. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, pas kerkeses se prokurorise se Pergjithshme vendosin se masa e sigurise “arrest me burg” eshte vendosur ne perputhje me ligjin. Avokatet mbrojtes te Kumbaros pretenduan per shkelje proceduriale ne caktimin e mases se sigurisë.

Mbrojtja pretendonte se kërkesa e prokurorëve eshte e paligjshme pasi masa e sigurise dhe çeshtja e themelit ku eshte i pandehur Ilir Kumbaro po gjykohet nga i njejti trup gjykues ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Kumbaro është një nga katër personat e akuzuar për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›