E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhja e se shkuares komuniste duhet te perballet me shembullin e Gjermanise

03-10-2010 / Gazeta 55

20 vite pas ribashkimit Gjermania eshte nje shembull lidhur me rivleresimin e se kaluares komuniste. Bullgaria dhe Rumania kane nisur procesin e nxjerrjes se mesimeve por seshte vone qe ne kete proces te perfshihet edhe Tirana zyrtare

Megjithese ky term ka bere karriere qe ne vitet 60-te ne Republiken e atehershme Federale kur nje brez i tere i gjermaneve te rinj ngriti koke kunder mungeses se konfrontimit me periudhen naziste me vone erdhi nje ballafaqim i vertete me te kaluaren pas rrezimit te diktatures komuniste ne RDGJ dhe ribashkimit. Aktiviste te te drejtave te njeriut nga RDGj arriten ne fund te vitit 1991 kunder vullnetit te deklaruar te qeverise Kohl dhe nje pjese te madhe te institucioneve politike ne Republiken e vjeter Federale Gjermane qe dosjet e ish-sigurimit te shtetit te RDGj te hapeshin si per shkencetaret ashtu edhe per viktimat e sherbimit te fshehte te RDGj. Pervec kesaj u miratuan rregullore dispozita per shqyrtimin e se kaluares te punonjesve te sherbimit sekret.
Ky proces i ballafaqimit me te kaluaren e Stasi-t ishte i pashembullt ne histori dhe zgjoi interes nderkombetar ne rradhe te pare ne vendet e tjera te Evropes Lindore. shembulli i entit gjerman per dosjet e Stasit nen drejtimin e aktivistit te te drejtave te njeriut ne RDGj Joachim Gauck ka patur rendesi te madhe per vendet si Rumania dhe Bullgaria ku nuk ka patur opozite te organizuar demokratike antikomuniste.
Rumania mori si model Gjermanine por nuk i qendroi deri ne fund atij/Georg Herbstritt 44 vjec historian dhe specialist per Rumanine ne entin gjermane per dokumentat e Stasit thotese enti gjerman per dokumentat e Stasit konsiderohet si institucion qe i ka sherbyer si orientim rumuneve. Prandaj ka patur gjithmone rendesi qe ky insitucion ka qene gjithnje prezent ne Rumani. Herbstritt thote Gauck e ka vizituar shpesh Rumanine si drejtues i zyres me vone edhe Marianne Birthler. Pastaj rumune te angazhuar per hapjen e dosjeve ne Rumani kane ardhur shpesh ne Gjermani. Ligji gjerman per hapjen e dosjeve u mor per baze per perpilimin e ligjit rumun por pastaj pati shume ndryshime. Para disa vitesh kemi patur ne Bukuresht ekspozita pastaj diskutimet ne te cilat ishin te pranishem edhe drejtuesit e entit. Keto kane qene sinjale te rendesishme sepse rumunet gjithmone kane ndjekur me vemendje se cfare bejne gjermanet. Ne menyre te ngjashme flet edhe Joachim Ferster per Bullgarine. Ferster 57 vjec eshte jurist drejton zyren e dokumentave te Stasit sektorin kryesor Informacioni dhe ka qene disa here ne kete funksion ne Bullgari. Keto vizita edhe zonja Birthler ka qene nje here se bashku me mua ne Bullgari dhe zoti Gauck mendoj se ka qene nje here keto natyrisht nuk jane te parendesishme kjo shihet edhe ne interesin e medieve se ka deshira per intervista keshtu qe natyrisht kjo nuk eshte krejt e parendesishme per mbeshtetjen e forcave qe kryejne zbardhjen nuk eshte krejt e parendesishme qe nga vendet fqinje ka zera mbeshtetes.
Hapja e dosjeve eshte kryer vone ne Rumani dhe Bullgari/Me gjithe perpjekjet e shoqerise civile hapja e dosjeve ne Rumani dhe Bullgari u krye vetem pas nderrrimit te mijevjecareve. Ne Rumani ne fillim te viteve 2000 u krijua enti perkates ne Bullgari biles ne vitin 2007. Te dy vendet thone Georg Herbstritt dhe Joachim Ferster e kane ende te veshtire te flasin hapur per te kaluaren e sigurimit te shtetit. Georg Herbstritt flet per rastin e Rumanise. Zbardhja nuk eshte kryer ne rregull ne kuptimin qe elitat e vjetra jane akoma ne pozicionet qe kane patur. Njerezit e meparshem te Securitate-s i gjen sot perseri si biznesmene i gjen ne medie i gjen ne politike ne parlament. Keshtu qe zbardhja nuk ka sjelle shume. Por ajo qe u fillua dhe qe ecen dhe behet gjithnje e me interesante eshte ballafaqimi ne kuptimin publicistik ne ate shkencor. Ne opinion ka mjaft sensibilitet per kete teme dhe ne kete drejtim behet dicka ne Rumani dhe jo keq.
Gjermania me kushte te tjera ne zbardhjen e historise/E njejta gje vlen te thuhet edhe per Bullgarine thote Joachim Ferster. Por juristi deshiron qe kjo te mos kuptohet si kritike por te veshtrohet vetem si fakt. Nuk duhet harruar asnjehere thote Ferster se ne cfare kushtesh e ka nisur Gjermania zbardhjen e se kaluares te sigurimit te shtetit. Kjo ka qene thjesht nje situate e vecante historike qe ne kete vend nje sherbim i fshehte eshte shkaterruar plotesisht ky ka qene nje parakusht shume me i thjeshte se ne vende te tjera ku eshte mbajtur fillimisht nje fare kontinuiteti i shtetit edhe e institucioneve.
Dojce Vele

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›