Rama: Kallëzim penal për anëtarët e djathtë në KQZ
20/05/2011 Kreu socialist informon për nismat ligjore dhe kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, informoi lidhur me hapat ligjorë që do të ndjekë opozita ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor. Gjithashtu në daljen e tij publike, kryetari socialist kërkoi ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtare për të ndërprerë veprimtarinë e paligjshme të këtij institucioni. Nga ana tjetër, Rama shprehu keqardhje për shtyrjen e vizitës së presidentit Barroso.
Nisma
“Opozita shqiptare do të kërkojë në orët në vijim, përmes një kallëzimi penal për shpërdorim detyre dhe falsifikim të rezultateve zgjedhore nga ana e katër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërhyrjen e prokurorisë për të administruar me shpejtësi të gjitha provat e krimit elektoral që po konsumohet në tavolinën e atij komisioni dhe filluar menjëherë hetimin e kësaj vepre antikombëtare, antikushtetuese, antiligjore me qëllime të errëta politike”, vuri në dukje Rama, lidhur me një nismë të tillë. Sipas tij, Partia Socialiste nuk do të pushojë së kërkuari rrugëdaljen demokratike, ligjore, politike. “Ne i kemi fituar zgjedhjet në Tiranë, e panë miliona sy dhe e dëgjuan miliona veshë numërimin në kohë reale të çdo vote. Përmbysja e rezultatit të atij numërimi në tavolinën e Komisionit Qendror të Vjedhjeve, ku edhe vetë maskarada është e arnuar si mos më keq deri edhe me fletë votimi të sajuara me ngut e të zhytura në kuti jo nga zgjedhësit, po nga vjedhësit, nuk mund të kthehet në një fakt të kryer, pa asgjësuar më parë opozitën shqiptare”, u shpreh Rama, duke shtuar se “Saliu duhet ta dijë shumë mirë se për të qëndruar në atë vend duhet t’i lëshojë rrugë Kushtetutës, ligjit, të vërtetës së 8 majit në Tiranë dhe çdo llogari e bërë mbi bazën e përdorimit të forcës mbi opozitën, për të imponuar një rezultat të paligjshëm, është llogari kryekëput e gabuar”.
Kërkesa
Njëkohësisht, kreu Rama thirri në ndihmë “komunitetin e miqve dhe partnerëve të pazëvendësueshëm të popullit shqiptar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, OSBE, dhe çdo mik e partner tjetër që të mos i lënë vetëm Shqipërinë e shqiptarët në këto orë dramatike”. Gjithashtu, ai garantoi se “PS është gati të kontribuojë me gjithçka mundemi për kthimin e kësaj faqeje të vjetër që po zymtohet orë e çast, dhe nxjerrjen e vendit nga ky udhëkryq mes humnerës teposhtë e majës së lartë të lirive e të drejtave të garantuara për çdo qytetar, duke filluar nga liria dhe e drejta themelore e votës”.
Pack për situatën paszgjedhore në vend
“Duhet të pranojnë numërimin dhe të vazhdojnë punën”
Eurodeputetja Doris Pack analizoi dje situatën në Tiranën zyrtare. Sipas saj, kjo atmosferë vjen për shkak se ka njerëz që nuk pranojnë që çdo votë duhet të numërohet. “Çdo njeri që ka marrë pjesë në këto zgjedhje dhe ka votuar, duhet të ketë të drejtën që t’i numërohet vota. Dhe, nëse ka nevojë për rinumërim, unë mendoj se duhet bërë jo pas një viti, por direkt pas zgjedhjeve. Duke bërë këtë gjë, atëherë do jemi në gjendje të shohim se çfarë do të ndodhë. Zgjedhjet kanë shkuar mirë për aq sa i kam ndjekur, dhe askush nuk mund të jetë i pakënaqur për rezultatin, PS mori më shumë qytete, PD më shumë vota”, vuri në dukje Pack. Gjithashtu, duke u ndalur tek lufta për mandatin e Tiranës, Pack theksoi se “Rama gjithmonë ka kërkuar që të tregohet kujdes me çdo votë të hedhur, ndaj edhe tani duhet të pranojë që të gjithë të tregojnë kujdes me nxjerrjen e rezultatit. Unë mendoj se do të numërohet në mënyrë korrekte, por për aq sa i njoh unë shqiptarët, gjërat nuk duket se do të shkojnë edhe aq mirë”. Në vlerësimin e eurodeputetes protestat paszgjedhore tregojnë se politikanët janë duke u sjellë në mënyrë foshnjarake.
“Duhet të pranojnë numërimin dhe të vazhdojnë punën, për këtë janë zgjedhur, jo për të dalë në rrugë. Mendoj se është një turp për politikanët atje. Kështu kanë bërë edhe më parë dhe sado që unë e kam thënë shpesh, askush nuk dëgjon. Ndihem e frustruar nga politikanët shqiptarë atje, jo nga populli. Më vjen keq për njerëzit që janë shumë më të pjekur se politikanët”, vuri në dukje Pack, lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë që përgjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar thirrjet e faktorit ndërkombëtar për maturi dhe pjekuri nga ana e përfaqësuesve politikë në vend.