E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Kaosi ne Tirane orkestrim i Berishes

Akuza

Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama akuzon Kryeministrin Berisha per kaosin e krijuar dje ne rruget e kryeqytetit. Ne nje takim me kryebashkiaket e majte ai solli serish ne vemendje situaten e krijuar dy dite me pare ne Tirane ku u paralizua totalisht qarkullimi i automjeteve duke theksuar se gjithcka ishte orkestruar nga qeveria per te egersuar qytetaret kunder bashkise. Pse Tirana sot nuk eshte bllokuar Vetiu pergjigjja e djeshme qe ne dhame per bllokimin kriminal te qytetit me ore te tera sot merr forme te prere. Tiranen e bllokoi Lule-Saliu per te njejtat arsye qe Sali-Lulja ka bllokuar dhe se fundmi shkaterruar investimin per qendren e re te Korces dhe shume te tjera qe ndodhen ne qytetet e Republikes se Shqiperise tha Rama. Kreu i opozites theksoi se Kryeministri Berisha po pengon cdo dite projektet e Bashkise se Tiranes per interesat e tij. Eumlshte shkelur nje marreveshje miliona euro me BERZH per te mos lejuar zhvillimin e Tiranes dhe qe me taksat e qytetareve te realizohet permes nje kredie nje veper qe mban vulen e bashkise se qytetit tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›