Rama: Kavajasit votonin me 2 gishta lart për Saliun dhe nuk qeshnin, sot model pastërtie
KAVAJË- Kreu i PS-së, Edi Rama në krah të kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe kandidatit për deputet Parid Cara , po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e këtij qyteti në sajë të nismës “Kënd fjale me banorët’.
Kryesocialisti Rama theksoi se qeveria është treguar e pabesë me rininë, pasi ato mbarojnë shkollën dhe pas gjithë sakrificave është fat i madh nëse gjejnë punë si kamerier.
“Program të vecantë për të ndërtuar korpusiin e të rinjve, që duan të përfshihen në shërbimet sociale dhe komunitare që do pasurojë jetën e rinisë”, tha Rama.
Duke shprehu përshtypjet e tij për përfshirjen e grave dhe vajzave në jetën komunitare të qytetit, si asnjëherë më parë në Kavajë, Rama sulmoi premtimet e kryeministrit për hapjen e 200 mijë vendeve të reja pune.
“Më kishte bërë përshtypje se nuk kishte gra dhe vajza, sot si rrallë herë ka përfshirje të madhe gra dhe vajzave. Saliu nxjerr spot se kemi hapur 200 mijë vende pune, ndërsa INSTAT thotë ka humbur vende pune. Problemi është të hapim vend pune reale, dhe vende te reja punë hapim duke nxitur investime prodhuese”, tha Rama.
Kryesocialisti Rama, ka sulmuar edhe drejtimin e Kavajës ka demokratët, teksa tha se kavajasit votonin për Saliun, por ishin të trishtuar. Rama ka premtuar projekte si xhamia e Kavajës, dhe stadiumi i ri.
“Mendoj se frytet e para Kavaja ka nisur ti marrë. Unë vij hera pas here dhe kam kaluar, por këtu nuk shihje një fytyre duke qeshur, votojnë atje me dy gishta lart dhe nuk qeshnin. Sot është qytet model për nga pastërtia. Përpara kishte letra shishe, tmerr i madh. Ne do bëjmë shumë më shumë. Kemi projektin e ri për sheshin e Kavajës. Dy gishtat do ja çojmë Saliut. E kemi atë plan. Do bëjmë një shesh të bukur si sheshet e qyteteve mesdhetare. Kemi projektet e xhamisë së re, që kreu i bashkisë e ka shumë për zemër, sa herë e takon thotë aman xhaminë. Projekte për lagjet komunitet, kemi projektin e stadiumit”, theksoi Rama.
Duke premtuar zgjidhje për legalizimet dhe sistemin e shëndetësisë, lideri i socialistëve ka ripërsëritur apelin ndaj qytetarëvë që më 23 qershor të marrin me vete një person që nuk ka votuar në zgjedhjet e shkuara.
“Ishte e paimagjinueshme që PS të votonte në Kavajë, po sot në shenjë maksimale besimi vendosëm të kemi një deputet nga Kavajë në dhjetëshen e parë në skuadrën e Tiranës. Kush do ndryshimin më 23 qershor duhet të marrë me vete një tjetër që nuk ka votuar herën e kaluar”, bëri thirrje Rama.
Fjalën e mori edhe kreu i Bashkisë, Elvis Roshi i cili i bëri thirrje banorëve të tij që të votojnë për Partinë Socialiste edhe këtë vit, sic bënë në Maj të vitit 2011, me qëllim “ që ta shporrim Saliun”.
(e.m/BalkanWeb)