E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk fton Kosovën, Maqedonia anulon Samitin e Ohrit

SHKUP- Samiti i Ohrit që duhej të mblidhte në një vend presidentët e të gjitha shteteve të rajonit, nuk do të zhvillohet. Presidenti i Maqedonisë George Ivanov  ka konfirmuar zyrtarisht vendimin për anulimin e Samitit të Ohrit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, Presidenti  Ivanov ka thënë se Maqedonia nuk dëshiron të bëhet pjesë e proceseve ku ka veto dhe bojkote. Ai ka pohuar se dështimi i mbajtjes tregon realitetin e mosbashkëpunimit rajonal. 

Takimi i nivelit të lartë që ishte në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore (SEECP) në organizim të presidentit George  Ivanov vjen pas lajmit se samiti do të bojkotohej nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, si pasojë e mosftesës së presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga. 

Ivanov në konferencën me gazetarët në selinë presidenciale theksoi se vendimi për anulimin e këtij samiti u bë në përputhje me interesat shtetërore dhe dinjitetin e Maqedonisë dhe se sipas tij, ai ka vepruar në përputhje të plotë me dokumentet bazë dhe rregullat si kryesues me Procesin e Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore (SEECP).

“Por, për fat të keq paragjykimet dhe komplekset e vjetra ballkanike sërish u gjallëruan në prag të Samitit. Nuk do të lejojë që në kurriz të Maqedonisë të shkelen paragjykimet e vjetra ballkanike dhe kjo të jetë një kusuritje e interesave të shteteve ballkanike dhe çmimin ta paguaj Maqedonia”, deklaroi presidenti Ivanov.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani njoftoi dje se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të SEECP, që do të zhvillohet në Ohër më datë 1-2 qershor 2013. Shkak për këtë vendim është bërë fakti se Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian.

Ndërkohë, sot Presidenti kroat, Ivo Josipoviq ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Ohrit ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Ohrit, si reagim për mosftesën e Kosovës. 

Kroacia në mars të 2008 ka njohur Kosovën, e cila tashmë ka shkuar në mbi 100 njohje, kanë shkruar mediat kroate. Pesë nga 12 shtetet anëtare të SEECP si Serbia, Greqia, Moldavia dhe Bosnjë – Hercegovina akoma nuk kanë njohur Kosovën.

Lajmi  vijon...

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›