Libri shqip drejt ndërkombëtarizimit, Komisioni Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën shqyrton ligjin e ri, fokusi te libri digjital dhe autorët e rinj

Komisioni Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, nën drejtimin e deputetes Ina Zhupa, zhvilloi mbledhjen e radhës për të shqyrtuar Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.09.2006 “Për librin në Republikën e Shqipëris디.
Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa, prezantoi nismën, duke theksuar se objektivat kryesorë janë nxitja e leximit dhe promovimi ndërkombëtar i librit shqip, përmes pjesëmarrjes në panaire dhe organizimit të eventeve letrare.
Zëvendësministrja Pipa detajoi pikat kryesore që sjell ky rishikim ligjor. Ligji synon rregullimin ligjor të funksionalitetit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), duke e bërë atë institucionin primar me fokus promovimin e leximit; mbështetjen e autorëve, botuesve dhe përkthyesve; financimin e dedikuar për krijuesit e rinj dhe letërsinë për fëmijë.
Projekti i ri ligjor i hap rrugën diskutimit dhe promovimit të librit në format digjital, duke njohur kështu rritjen e aksesit të lexuesve të rinj përmes internetit.
Ligji parashikon rritjen e sensibilitetit ndaj personave me aftësi të kufizuara (dëme në shikim). Do të nxitet përmes fondeve të dedikuara botimi i literaturës për këtë kategori, duke garantuar trajtimin e tyre me kujdes.
Nisma synon gjithashtu rritjen e aksesit në bibliotekat vendore, duke zgjeruar kështu gamën e lexuesve në nivel lokal.
Mbledhja e Komisionit vijoi me diskutime mes anëtarëve në lidhje me projektligjin e ri.
/rtsh.al/