E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Keqardhje për Gjinushin, por PS nuk ndryshon dot e vetme Kodin

Share

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar i përmbajtur ndaj kritikave të aleatit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste , Skënder Gjinushi mbi përgjegjësitë e Partisë Socialiste për ndryshimet në sistemin zgjedhor. Rama ka theksuar se se Partia Socialiste nuk mund të mbaj përsipër fajet e Berishës dhe se ajo është e gatshme të nënshkruaj ndryshimet në reformën zgjedhore, por ato nuk bëhen pa konsesusin e palës tjetër.

Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi.Aleati ynë gabon qe akuzon PS për fajet e Saliut e qe kërkon nga PS te reagoje si parti e vogël. PS kërkon njëzëri me aleatet ndryshim ne sistemin zgjedhor.Por kjo s’behet dot as pa konsensusin e palës tjetër, as duke akuzuar kot PS!, theksoi Rama në një mesazh në Twiter

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›