E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, konferencë për rolin e shqiptarëve gjatë Holokaustit

Ferit Hoxha

Roli që kanë luajtur shqiptarët myslimanë dhe kristianë në shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti do të eksplorohet në një takim të komunitetit hebre në Nju Jork, SHBA. Në këtë konferencë folësi kyç do të jetë ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili është edhe historian.

Fakti që ambasadori shqiptar në OKB do të jetë folës nënvizon rëndësinë e këtij takimi thotë rabini Stephen Stern. Ne mendojmë se kjo histori është e jashtëzakonshme në mënyrë që komuniteti i myslimanëve shqiptare të vazhdojë traditë vendit të tyre për një marrëdhënie të mirë me besimet e tjera, shton ai. Stern shpreson se ky takim do të promovojë harmoni mes besimeve.

Ambasadori do të pyetet nga Beth Lilach, zv.drejtori i edukim dhe çështjeve të komuniteti në Qendrën Holocaust Memorial & Tolerance. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i Qendrës Kulturore Ismamike të shqiptarëve në Tompkinsville, imami Tahir Kukiqi. Tema e konferencës do të jetë Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë holokaustit.

Norman Gershman, fotograf dhe hisotirna ka udhëtuar nëpër Shqipëri për të dokumentuar familjet myslimane të cilët u dolën në mbrojtje hebrenjve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëria kishte një popullsi prej 800 mijë banorë ku bënin pjesë dhe rreth 200 hebrenj. Gjithashtu më shumë se 2 mijë refugjatë hebre të ardhur nga Greqia, Austria dhe Italia u mbajtën në shtëpi nga shqiptarë, 70% e të cilëve ishin myslimanë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›