E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kërkojmë kthimin e ligjshmërisë në KQZ

Për Partinë Socialiste zgjidhja e vetme e situatës së krijuar në KQZ është zbatimi i kodit zgjedhor dhe kthimi i ligjshmërisë në institucionin e administrimit të zgjedhjeve.

Në një prononcim për mediat pas takimit me dy raportuesit e Këshillit të Europës, kryesocialisti Edi Rama kërkoi reflektim të mazhorancës për të bërë të mundur kthimin e normalitetit në KQZ.

“Miqtë dhe partnerët ndërkombëtar janë të shqetësuar për atë që po ndodh në KQZ. Është hedhur në erë KQZ-ja dhe për sa na takon në kuptimin e betejës elektorale dhe të ballafaqimin me kundërshtarin e vetmuar dhe në panik le ta marrë KQZ-në në shtëpi. Ky nuk është problemi ynë pork y është poblemi i vendit tonë, për shqiptarët sot dhe për popullin shqiptar pas 23 qrshor që pavarësisht se ne do t`i fitojmë zgjedhjet është më i qartë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë,të Europës dhe SHBA-së vendi ynë do të jetë i njollosur mbi turpin që po i lë në fytyrë kryeministri dhe kjo shumicë pa shumicë, i njollosjes që nuk realizoi dot zgjedhje të lira dhe të ndershme tha Rama.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›