E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Koalicioni me Meten, me jep fitoren Qamil Xhani

Partia Socialiste ka zyrtarizuar dje ftesen per koalicion, me Levizjen Socialiste per Integrim. Ne mbledhjen e djeshme te Kryesise, kryesocialisti Edi Rama, ka renditur nje sere arsyesh qe, sipas tij, e kane bere te domosdoshem kete koalicion. Duke mbajtur qendrim dhe ndaj kritikave, te cilat i ka quajtur komete “apolitike”, Rama u shpreh se pret nga PS-ja qe te kuptoje se vetem ne kete menyre ka te garantuar fitoren. “Nuk pres, qe sot te gjithe te me jepni te drejte. Pres vetem qe te kuptoni, se une dua te fitoj per te gjithe ju dhe kjo eshte rruga e fitores, qe na jep pushtetin jo per vete, po per t’i ndryshuar gjerat. Le te shkojme perpara, pa asnje ngurrim, sepse ne jemi Partia Socialiste dhe jemi bere per te fituar, jo per te ngurruar atehere kur duhet te udheheqim”, u shpreh dje kreu i PS-se. Rama u shpreh se po ben koalicion ne interes te se majtes, duke larguar dhe mundesine e humbjes si ne vitin 2009. “Ne emer te interesit kombetar dhe publik, si edhe ne emer te interesit te PS-se per te materializuar permes instrumentit te qeverisjes programin tone te ri per nje Rilindje Shqiptare, dua te shpallim vullnetin per te hapur nje faqe te re te historise se bashkejetese sone ne skenen politike shqiptare, me Levizjen Socialiste per Integrim”, u shpreh Rama. Ai shtoi se e shkuara na i ka dhene te gjitha mesimet e nevojshme per te mos perseritur gabimet qe ne keto 8 vjet, i kane kushtuar Shqiperise. Rama shtoi se askush nuk duhet te trembet nga ku bashkim i se majtes. “Sot duhet bashkim! Askush qe do rrotacionin, nuk duhet t’i trembet ketij bashkimi. Perkundrazi, gjithkush qe do rilindjen e ketij vendi, duhet ta kuptoje se ajo realizohet permes pushtetit, jo permes ngurrimit per t’u bashkuar ne funksion te fitores”, u shpreh Rama. Ne fjalen e tij, Rama u kujdes qe te bindte dhe zerat brenda PS-se per dobishmerine e koalicionit me LSI-ne. Ai u shpreh se per kete koalicion gjerat duhen pare me vizion per te ardhmen dhe jo me moralizime. “Historia meson se ky kapercim nuk eshte ceshtje konsensusi, po bindjeje. Nuk eshte ceshtje qe trajtohet me moralizime apolitike, po qe adresohet me vizion politik. Nuk eshte ceshtje qe zgjidhet me mjetet e te shkuares, po qe zhvillohet mbi interesat e te ardhmes. Ne jemi ketu per te mos lejuar qe e ardhmja t’i ngjaje te shkuares”, u shpreh kryetari i PS-se. Kryesocialisti u shpreh se me hapin e bere nga PS-ja sigurohen zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe LSI-ja duhet te ktheje te njejten pergjigje pozitive per koalicion. “Ne keto kushte, ne, Partia Socialiste, jemi te gatshem te bejme gjithcka kemi ne dore per te ndaluar perseritjen e historise se zhgenjimeve. Te njejten gatishmeri urojme te gjejme nga ana tjeter, Levizjen Socialiste per Integrim, qe presim t’i pergjigjet kesaj ftese duke u nisur nga interesi i vendit dhe i te majtes shqiptare, si nje e tere”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.

DEKLARATA

“Nuk pres qe sot te gjithe te me jepni te drejte. Pres vetem qe te kuptoni, se une dua te fitoj per te gjithe ju dhe kjo eshte rruga e fitores qe na jep pushtetin jo per vete, po per t’i ndryshuar gjerat. Le te shkojme perpara, pa asnje ngurrim, sepse ne jemi Partia Socialiste dhe jemi bere per te fituar, jo per te ngurruar atehere kur duhet te udheheqim”, u shpreh dje kreu i PS-se, Edi Rama.

Blushi: Koalicioni me LSI, shmangem arsyen e humbjes ne 2009

Koalicioni mes PS dhe LSI eshte cilesuar pozitive edhe nga deputeti Ben Blushi. Pas mbledhjes se Kryesise dhe Grupit Parlamentar, ai i eshte pergjigjur interesit te gazetareve per koalicionin duke u shprehu se PS-ja ka shmangur arsyet e humbjes ne vitin 2009. “Kam pershtypjen se shumica e atyre qe besojne se ne 2009, kemi humbur dhe per kete arsye, prisnin qe ne 2013-en kete arsye ta shmangnim. Eshte nje arsye qe eshte shmangur”, u shpreh Blushi. Nga ana tjeter, Blushi u eshte drejtuar dhe gazetareve me shprehjen, se “kjo eshte dicka qe dhe ju e dini qe pritej”. Ne kete linje, Blushi nuk i ka kursyer dhe batutat. “Ju e dini qe jo cdo gje qe fluturon hahet. Ne do bejme koalicion me cdo gje qe fluturon. I vetmi qe nuk fluturon, eshte Sali Berisha”, tha Blushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›