E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozi, nuk e fal Rezartën akuza e mer të pandehur

01/06/2011  Prokuroria i komunikon akuzwn e plagosjes sw lehtw kwngwtares Rezarta Shkurta

TIRANE-Rezarta Shkurta, këngëtarja që goditi me grusht kolegen e saj Rozana Radi është marë e pandehur nga prokuroria e Tiranës. Akuza “Plagosje e lehtë me dashje” i është komunikuar pak kohë më parë dhe që prej asaj dite këngëtarja Shkurta ndodhet me statusin e të pandehurës. Sipas burimeve të prokurorisë këmbëngulja për të vënë nën përgjegjësi penale Rezarta Shkurtën, ka qënë e ish-shoqes së saj Rozana Radi, e cila megjithë negociatat që ka zhvilluar me të pandehurën, kjo e fundit nuk ka mundur ta bindë që kolegja e saj ta fala. Nisur nga kjo situatë, prokuroria nuk ka preferuar të zgjasë më tepër çështjen, dhe ka thirur pak ditë më parë këngëtaren Rezarta Shkurta ku i ka komunikuar kësaj të fundit akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”. Momentalisht janë duke u kryer edhe disa veprime të tjera procedurale dhe se shumë shpejt çështja penale ku e pandehur është këngëtarja Shkurta, do i referohet për shqyrtim gjyqësor Gjykatës së Tiranës. Dy shoqet, tashmë armike të betuara ndaj njëra-tjerës u konfliktuan në zonën e liqenit artificial në kryeqytet ku pas debateve me fjalë sheri ka degjeneruar në përdorimin e dhunës fizike, ku e pandehura Rezarta Shkurta e ka qëlluar disa herë me grusht ish-shoqen e saj Rozana Radi. Sipas pasojë e këtyre goditjeve, kjo e fundit ka pësuar dëmtime të shkallës së lehtë në njërin sy, dëmtime këto që nga ekspertët u kualifikuan në akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”. Dy protagonistet e këtij sheri të ndodhur në orët e vona të natës janë pyetur nga prokurorët e çështjes. Secila prej tyre ka dhënë versionin e vetë. Ndërkohë që për çështjen në fjalë janë pyetur dhe disa artistë të tjerë si Sinan Hoxha dhe disa anëtarë të rrethit familjar e shoqëror të dy këngëtareve. Prokuroria tha se momentalisht ka marrë sqarimet e fundit nga këngëtarja Shkurta. Sipas akuzës, nga përleshja mes dy këngëtareve provohet me raport mjeko-ligjor se Rozana Radi pësoi dëmtime në pjesën e fytyrës. Pasi i dokumentoi këto dëmtime, ajo u paraqit në polici për kallëzim penal ndaj koleges së saj, Rezarta Shkurta. Të dy këngtëtaret kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunën dhe nxitjen e konfliktit, të nisur dy vjet më parë, kur Rezarta dhe Rozana patën debate të ashpra mes tyre, ndërsa merrnin pjesë në spektaklin “Vip Shpija” që zhvillohej në Kosovë. Aktualisht kallëzimi i këngëtares Shkurta është pushuar nga prokuroria, për mungesë të provave materiale.

Sheri nga Vip Shtëpia në Facebook

Rezarta Shkurta pretenduar se është vetëmbrojtur në përplasjen fizike me Rozana Radin. Duke iu referuar deklaratës së Rozana Radit, se i kishte kërkuar falje pas debateve në “Vip Shtëpia”, Rezarta Shkurta ka thënë se e uroi për këngën, por nuk i kërkoi falje. Sipas Rezarta Shkurtës, pikërisht këto deklarata ishin bërë shkak i sherrit me fjalë, fillimisht në Facebook, e më pas me përplasje fizike mes dy këngëtareve. Rezarta Shkurta ka pohuar se kishte kërkuar ta takonte Rozanën pas mesnate më 6 dhjetor 2010, kur pas takimit ka ndodhur edhe përplasja fizike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›