Apeli liron IT-ne e kryeministrise Kasa Filmimet ia dhashe gardes
Specialisti i IT-se ne kryeministri Armando Kasa i hetuar per fshirjen e filmimeve nga serveri i kamerave me 21 janar ka pohuar dje se videot ia ka dorezuar Gardes. Deklarata eshte bere menjehere sapo eshte njohur nga Gjykata e Apelit me masen e re detyrim paraqitje. Te henen e pare dhe te trete te cdo muaji Kasa sipas gjyqtarit te Apelit Artan Broci duhet te paraqitet para oficereve te policise gjyqesore. Gjate seances prokurori Nezir Gjoka i tha gjykates se Kasa duhet te lihet ne arrest me burg pasi sipas tij ekziston rreziku qe te zhduken pamjet filmike te cilat dyshohet se i ka kopjuar dhe me pas i ka fshire ne serverin e Kryeministrise. Avokati Ilir Murati i tha gjykates se Kasaj ka deklaruar ne prokuroi pozicionin e tij ne kete ceshtje dhe konkretisht se klienti i tij ka bere kopjimin e pamjeve filmike dhe ja ka dhene ne dore DVD-ne punonjesve te Gardes duke i dhene prokurorise edhe emrat.
Duke kryer nje veprim te tille i dyshuari nuk kishte si te fshinte te dhenat ne DVD ku kur ato te dhena ju dhane me pajisjen perkatese punonjesve te analizes se Gardes. Madje edhe punonjesit e Gardes te pyetur ne prokurori kane deklaruar hapur se ruajtja e kesaj zyre i perkiste Gardes ndersa Kasa kishte kompetence nje zyre tjeter tha avokati Ilir Murati. Pas kesaj deklarate prokurori Gjoka nderhyri duke ironizuar se nga menyra se si e shpjegon avokati del qe komandanti i Gardes paska qene ate dite kryeminister. Ne perfundim te seances Armando Kasa pranoi se i ka kopjuar planet. Nuk kam bere asnje fshirje thjesht kam bere nje kopjim dhe asgje tjeter. Kopjen ia kam dorezuar Gardes se Republikes dhe Prokurorise tha Kasaj.
Nderkohe dje ne mesdite ne Gjykaten e Tiranes eshte zhvilluar seanca gjyqesore ku i arrestuari i vetem i 21 janarit Agim LLupo kerkonte lirine. Gjyqtari Shkelqim Mustafa rrezoi kerkesen e gardistit. Vete Llupo ka deklaruar ne seancen gjyqesore se askush nuk ka kryer hetime ndaj tij dhe nuk eshte marre ne pyetje per nje vit rresht. Vetem dy dite me pare gjykata pranoi kerkesen e prokurorise per zgjatjen e hetimeve per Llupon edhe per tre muaj te tjere nderkohe qe ish kreun e Gardes Ndrea Prendin e la ne shtepi.