Rama Kryeministri Berisha ka deshtuar ne luften kunder krimit
Eneida Jacaj
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se qeveria Berisha ka deshtuar dhe se duhet te largohet. Gjate deklarates Rama u shpreh se kryeministri Berisha ka deshtuar ne luften kunder krimit dhe i beri thirrje shtetit te zbardhe sa me pare vrasjen e kreut te komunes Terthore Remzi Veseli dhe vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi. Lideri i opozites nder te tjera deklaroi se Berisha po kontrollon KRRT-ne e Tiranes dhe se ka me shume se nje vit qe nuk eshte dhene nje leje ndertimi.
Deklarata
Turp per Sali Berishen qe nuk nxori nje fjale goje per kryekomunarin e vrare ne Kukes nderkohe qe edhe sot dje goja e grabitesit te votes se shqiptareve nuk pushoi se nxjerri balten e shpifjeve per opoziten. Sali Berisha ka deshtuar ne luften me krimin. Sot krimi po kap majat me te larta pas vitit 1997 dhe Policia e Shtetit ka rene ne rezultatet me te uleta ne luften me krimin. Fajin per kete gjendje te rende qe rendohet dita-dites e ka Sali Berisha dhe qeveria e tij qe nuk i sherben vendit po oborrit te familjareve klienteve e sherbetoreve te saj. Kjo qeveri duhet te largohet dhe Shqiperia duhet te votoje lirisht per nje qeveri te re dhe per nje proces qeverises demokratik e transparent - u shpreh Rama duke paralajmeruar serish protestat te cilat sipas tij do te cojne pikerisht ne largimin e qeverise. Lideri i opozites i kerkoi Policise se Shtetit te zbardhe vrasjen e Remzi Veselit dhe Fatmir Xhindit te cilet jane vrare ne prag fushate. Kryesocialisti Rama akuzoi qeverine per vota te vjedhura dhe sipas tij nga kjo qeveri numri i krimeve vetem do te rritet. Cdo dite qe kalon nen kete qeveri te dale nga votat e vjedhura shton numrin e krimeve ne dem te shqiptareve rrit barren e borxheve ne kurriz te shqiptareve mbyll rrugen e se ardhmes per shqiptaret qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit. Shkurtimi i diteve te kesaj qeverie eshte domosdoshmeri per Shqiperine e per shqiptaret. Sali Berisha perserit e perserit shpifjet e tij sepse beson qe dicka do te mbetet. Sali Berisha ka deshtuar. Ai vodhi zgjedhjet per te plackitur Shqiperine dhe naten grabit kurse diten genjen duke premtuar e shpif duke akuzuar - tha Rama.
Kontrolli ndaj KRRT-se
Lideri i opozites ka hedhur akuza ne drejtim te kreut te Ekzekutivit se ai po kontrollon KKRRT-ne duke bere qe ne Tirane te mos jepet asnje leje ndertimi. Ka pese vjet qe ky zoteri te cilin shqiptaret nuk e kane zgjedhur per kryeminister kontrollon KRRT-ne e Tiranes. Dhe ka me shume se nje vit qe ne Tirane nuk eshte dhene asnje leje ndertimi por megjithate ai shpif e shpif qe dicka te mbetet sepse Sali Berisha ka deshtuar dhe nuk i ka mbetur asgje tjeter pervec se asaj qe ben hajduti i kapur me presh ne duar kur fillon e bertet kapeni hajdutin - u shpreh Rama. Kryesocialisti Rama per te ilustruar deshtimin dhe ilegjitimitetin e kesaj qeverie i ka numeruar edhe nje here akuzat ndaj saj te deklaruara nga opozita. Sali Berisha hedh balte mbi opoziten dhe importon me korrupsion plehra nga jashte per te perfituar duke mbytur shqiptaret. Hedh balte mbi opoziten dhe tere lumenjte e Shqiperise i ka kthyer me korrupsion ne sheshe ndertimi per hidrocentrale qe do ti shfrytezojne oborrtaret e tij. Hedh balte mbi opoziten dhe nderton me korrupsion fabrika cimentosh qe shkaterrojne mushkerite e vendit e te njerezve te ketij vendi duke mos kursyer as Krujen e Skenderbeut se ciles po i nxjerr edhe brinjet per gurore korrupsioni. Hedh balte mbi opoziten dhe krenohet se ministren e Integrimit e ka avokate te lidhjeve me mafien per perfitime te paligjshme. Hedh balte mbi opoziten dhe kontrabandon nafte me shefa policie sipas deshmise se vete ministrit te tij te Ekonomise. Hedh balte mbi opoziten dhe per korrupsion ngre nje lotari kombetare private si askush ne bote - u shpreh Rama.
Komisioneret socialiste te Gjirokastres Tavos Nuk kemi shitur vota
Komisioneret socialiste ne qarkun e Gjirokastres deklaruan dje se nuk i kane shitur votat gjate procesit te zgjedhjeve parlamentare te vitit te kaluar. Reagimi i tyre vjen pas akuzave te disa diteve me pare te deputetit Vangjel Tavo per shitje dhe falje te votave socialiste ne Gjirokaster. Ata kane hedhur 14 firma per deklaraten e djeshme.
Ne numeruesit e votave te KZAZ-se se rrethit Gjirokaster u shokuam kur degjuam nga goja e deputetit tone zotit Vangjel Tavo akuzen e rende publike te shitjes se votave ne nje takim te tij me disa simpatizante. Kete akuze e cilesojme lajthitjen e radhes dashakeqe e te nxitur nga motive te uleta e personale - thuhet ne deklarate. Ata i bejne me dije Tavos se nje veprim i tille nuk eshte kryer asnjehere nga ata dhe nuk ka per te ndodhur kurre pasi kane vene zemren idealin familjen dhe veten tone te cilat nuk kane asgje te perbashket me interesat e tij te ngushta ekonomike e politike. Shpifja se ne komisioneret paskemi shitur votat eshte alibia e Vangjel Tavos per te mbuluar shkeputjen nga baza socialiste mungesen e punes mosberjen e fushates elektorale dhe mosangazhimin e tij ne zgjedhjet e qershorit 2009 - thuhet nder te tjera ne kete deklarate.
28 Tetor 2010